Luftarake

Presidentja Osmani pret Majlinda Kelmendin

kelmendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën fituesen e medaljes së artë olimpike Majlinda Kelmendin. 

Presidentja Osmani ka shkruar se Kelmendi është frymëzim i miliona sportistëve botërorë. Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Ka fituar medalje botërore e evropiane. 

“Sot në Presidencë me kampionen e parë olimpike të Kosovës dhe kampionen e përhershme të zemrave tona, Majlinda Kelmendi! Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë. Një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq dhe e cila ngriti flamurin tonë në piedestalin më të lartë!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.