Luftarake

Pereira mbron titullin, futet në histori të UFC-së

Alex Pereira kunder Khalil Rountree

Foto: Getty Images

Alex Pereira ka mbrojtur titullin e UFC-së në kategorinë gjysmë të rëndë, duke e nokautuar Khalil Rountreen në raundin e katërt të shtunën mbrëma në Salt Lake City të SHBA-së. 

Braziliani i përballoi një tronditje në rundin e dytë, kur u rrëzua nga Khalili. 

Por, 37-vjeçari e mori veten dhe arriti ta mposht para kohës amerikanin Rountree. 

Pereira ka vendosur rekord të ri në UFC, serinë më të madhe në Artet Marciale të Përzier, me periudhën më të shkurtër të mbrojtjes së titujve tri herë rresht. 

Ai e ka mbrojtur tri herë titullin brenda 175 ditëve, duke ia thyer rekordin e Ronda Rouseyt.

“Mund të them se ishte një prej luftërave më të vështira”, tha Pereira, raporton “BBC”. 
Ish-kampioni në kategorinë e mesme po e shqyrton opsionin të ngjitet në kategorinë e rëndë apo të kthehet në atë të mesme.