Luftarake

Fitore me Ippon e Norës, një fitore larg medaljes

Nora Gjakova

 

 

(E përditësuar 14:00) - Nora Gjakova e ka siguruar luftën për medalje të bronztë.

Gjakova në repesazh fitoi ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.

Ajo realizoi hedhje të bukur fillimisht, ndërsa më pas e fitoi luftën me Ippon.


Nora mposhtet nga japonezja Danno, vazhdon në repesazh

(E përditësuar 12:48) - Nora Gjakova zhvilloi ndeshje të fortë e të barabartë me japonezen  Megu Danno. Lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa Danno fitoi me mbërthim.

Lufta ishte e vlefshme për çerekfinale. Nora vazhdon në repesazh të kategorisë deri 63 kg, që nuk është kategori natyrale e saj.


Superhedhje nga Nora Gjakova, kalon kroaten Oberan

(E përditësuar 11:26) - Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në kategorinë deri 63 kilogramë në Grand Slamin e Parisit.

Nora përballë e kishte kroaten Iva Oberan, që ishte bartëse e tretë.

Ndaj saj dominoi plotësisht. Fillimisht realizoi aksion për uazari e më pas me superhedhje fitoi më Ippon.

Ndërkohë Dardan Cena u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë.


Nora e fillon me fitore Grand Slamin e Parisit

(10:17) - Nora Gjakova është kthyer me fitore në garat e xhudos.

Të shtunën, ajo e fitoi luftën e xhiros së parë në Grand Slamin e Parisit. E mposhti garuesen e Francës, Rania Drid. Ndaj saj realizoi hedhje për uazari e më pas siguroi Ippon me mbajtje.

Nora po garon sot në kategorinë deri 63 kilogramë e jo kategorinë e zakonshme, deri 57 kg.

Grand Slami i Parisit llogaritet gara më prestigjioze e xhudos. Luftërat po zhvillohen në atmosferë madhështore, para mijëra shikuesve.