Luftarake

Laura ndalet në gjysmëfinale, lufton për medalje të bronztë

Laura Fazliu

Laura Fazliu

(14:35) - Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura përballë e kishte japonezen So Morichika. Lufta ishte e fortë, por pa hedhje. Iniciativë të lehtë kishte japonezja Morichika, ndërsa në kohën shtesë Laura e pësoi dënimin e tretë për pasivitet. Kështu fitorja i takoi Morichikas.

Laura tani lufton për medalje të bronztë.


Laura me Ippon për 39 sekonda, kualifikohet në gjysmëfinale

(13:38) - Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e dytë në Grand Prix Upper Austria.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e kishte përballë xhudisten e sllovenisë, Leila Mazouzi. Ndaj saj realizoi Ippon me hedhje të bukur pas vetëm 30 sekondave luftë.

Laura tani është në gjysmëfinale.


Ndonëse e lënduar, Laura shënon fitore me Ippon

(12:34) - Laura Fazliu e ka kaluar pengesën e parë në Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti italianen Carlotta Avanzato.

Ndaj saj realizoi hedhje për Ippon në kohën shtesë.

Lufta ishte e vështirë për xhudisten kosovare. Në fillim të luftës ajo pësoi një lëndim në fytyrë. Mori trajtim mjekësor, ndërsa u kthye në tatami me një fashë në fytyrë. Megjithatë vazhdoi dhe shënoi fitore në fund.