Oleksandr Usyk mbetet kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Ai e mposhti Tyson Furyn me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të forta në Riad.

Tre gjyqtarët e vlerësuan luftën 116:112 në favor të ukrainasit. 

Usyk pozon me shpatë

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:44
Oleksandr usyk shpata

Pas fitores ndaj Tyson Furyt, Oleksandr Usyk ka festuar duke ngritur lartë një shpatë. 

Ukrainasi ka mbrojtur titujt e botës në kategorinë e rëndë. Ai mbetet i pamposhtur në karrierën profesionale.

Usyk i premton revansh Daniel Duboisit

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:38
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk nuk ka dashur të komentojë rezultatin e meçit me Tyson Furyn. 

“Unë fitova. Është mirë. Unë nuk jam gjyqtar, jam sportist. Nuk është puna ime. Fitova, faleminderit Zot”, tha Usyk. 

Ai ka thënë se është stërvitur dhe ka thënë se është motivuar nga familja, dhe se dy djemtë e tij fituan gara në xhudo sot. 

Në ring u fut kampioni i botës në versionin IBF, Daniel Dubois, që i kërkoi rimeç. 

E Usyk e pranoi ofertën. Ai kërkoi rimeçin.

Për Furyn, Usyk tha se është i shkëlqyer. 

"Fury është boksier i shkëlqyer, kundërshtar i shkëlqyer.  Ia kushtoi këtë fitore nënës time. Ajo është brengosur për mua gjithë kohën. E falënderoj. Ia kushtoj fitoren asaj dhe gjitha nënave ukrainase", tha Usyk. 

Usyk ende i pamposhtur, mbron titujt e botës

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:32
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk mbetet kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Ai e mposhti Tyson Furyn me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve të forta në Riad. Tre gjyqtarët e vlerësuan luftën 116:112 në favor të ukrainasit. 

Përfundoi lufta, kush është kampioni i madh?

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:28
Meqi

Ka përfunduar edhe raundi i 12-të dhe i fundit i luftës Usyk - Fury. Ka mbetur që gjyqtarët ta shpallin fituesin. Nuk kishte nokaut e as rrëzime të boksierëve. Raundi i 12-të ishte i hatashëm, me shumë goditje.

Edhe një raund deri në fund të spektaklit

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:24
fury usyk

Photo: Associated Press

Ka mbetur vetëm edhe një raund në spektaklin e boksit Usyk -Fury.
Kush do të fitojë në Riad? A do të ketë nokaut?

Edhe dy raunde deri në fund

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:19
Usyk fury

Photo: Associated Press

Usyk e Fury e kanë përfunduar edhe raundin e dhjetë.
Britaniku reagoi me goditje të fortë dhe duket se ka freskinë e duhur për fund.
Usyk po ashtu duket i gatshëm për të shkuar deri nê fund.

Raundi i nëntë, lufta ende e hapur

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:16
Usyk - fury

Photo: Associated Press

Ka përfunduar edhe raundi i nëntë i luftës Usyk – Fury.
Ukrainasi duket se është në epërsi të lehtë.
Lufta vazhdon të jetë plotësisht e hapur.

Usyk – Fury, përfundon raundi i tetë

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:13
Usyk - fury

Photo: Associated Press

Pa taktizime janë paraqitur Usyk e Fury në raundin e tetë. Kishte goditje, por edhe kapje e veprime të palejuara.

Raundi i shtatë: Usyk po e merr kontrollin

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:08
Oleksandr Usyk

Photo: Associated Press

Usyk ka shfaqur më shumë edhe në raundin e shtatë të meçit me Furyn. Atij tashmë i takon qendra e ringut, ndërsa e dha një tjetër goditje të rrezikshme. 

Një goditje të rrezikshme e kishte edhe Fury.

Gjysma e luftës - Usyk apo Fury

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:04
Oleksandr Usyk - Tyson Fury

Photo: Associated Press

Ka përfunduar raundi i gjashtë. Usyku ka bërë dy goditje shumë të rrezikshme.

Raundi i pestë: Fury po bëhet i rrezikshëm

3 muaj më parë / 22 dhj 2024 00:00
Tyson Fury

Photo: Associated Press

Raundi i pestë ishte më i miri deri më tani për Tyson Furyn. Ai dominoi ndaj ukrainasit Usyk, duke e goditur disa herë.

Por Usyk duket ende i palëkundur.

Raundi i katërt, Usyk e më pas Fury

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:56
Usyk

Photo: Associated Press

Usykut i takoi momenti i parë i mirë në raundin e katërt.

Por Fury reagoi me sukses, duke lidhur disa goditje që gjetën cakun.

Raundit i tretë, lufta po bëhet interesante

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:52
Oleksandr usyk - tyson fury

Raundi i tretë i meçit Usyk – Fury ka ofruar boks më të mirë.

 Dy boksierët kanë shkëmbyer goditje, por ende nuk ka shenja se njëri prej tyre do të dorëzohet.

Fury e Usyk japin sinjalet e para

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:48
Tyson fury - Oleksandr usyk

Në raundin e dytë Fury e Usyk kanë dhënë pak goditje po ashtu.
Më i lëvizshëm është Usyk, ndërsa Fury e mban në distancë ukrainasin.
Fury e dha një goditje solide në këtë raund.

Raundi i parë, pak goditje nga Fury e Usyk

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:44
Tyson Fury - oleksandr usyk

Ka përfunduar raundi i parë i luftës Usyk – Fury.
Dy boksierët kryesisht kanë qëndruar në mes të ringut, pa dhënë goditje të shumta.
Raundi i parë shërbeu për të testuar njëri-tjetrin.

Usyku me veshje tradicionale

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:29
Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk doli në ringun e Riadit me veshje tradicionale ukrainase. Edhe muzika është me tipare ukrainase. 

Pas Usykut janë pjesëtarët e stafit që mbajnë brezat e kampionit.
Si zakonisht, Usyk është shumë serioz dhe disi i ftohtë derisa del në ring.

Fury del i pari në ring

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:27
Tyson Fury

Tyson Fury tashmë ka dalë në ring në “Kingdom Arena” në Riad. Dalja e tij ishte spektakolare, ashtu si pritej.

Britaniku duket i gatshëm për luftë kulmore me Oleksandr Usykun.

Fury kërkon revanshin

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:19
Tyson Fury

Photo: Associated Press

Britaniku Tyson Fury vlerësohet prej figurave më interesante të boksit në dekadat e fundit. Ka kohë që pritet një përballje e tij me britanikun tjetër, Anthony Joshua.

Por fillimisht 36-vjeçari Fury duhet ta mposht Oleksandr Usykun.

Usyk i mban titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi e mposhti Furyn në Arabi Saudite.
Fury këtë herë ka folur më pak para meçit dhe është dukur më i fokusuar në fazën përgatitore për rimeçin me ukrainasin.

Gjiganti Fury i ka 34 fitore në boksin profesionist, 24 prej tyre me ndërprerje. E ka edhe një barazim dhe atë humbje që ia shkaktoi luftëtari ukrainas.

Meçi Fury – Usyk zhvillohet pas pak në Riad të Arabisë Saudite.

Usyku e kërkon fitoren e 23-të në boksin profesionist

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 23:17
Oleksandr Usyk

Photo: Associated Press

Oleksandr Usyk është aktualisht boksieri kryesor i kategorisë së rëndë. 

Ukrainasi Usyk vlerësohet se frymëzon gjithë vendin e tij,  që po përballet me pushtimin e Rusisë.

Usyku ka 22 fitore në karrierën profesionale, 14 prej tyre me ndërprerje. Nuk ka barazime e as humbje. 
Ka rrahur Anthony Joshuan dy herë në të kaluarën e po ashtu Tyson Furyn në muajin maj.