Sot është dita e dytë e garave në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë. Distria Krasniqi të mërkurën fitoi të artën.

Gjakova me “Ippon” spektakolar, kalon në çerekfinale të Evropianit

58 min. më parë / 24 pri 2025 12:56
Akil Gjakova

Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë. 

Gjakova në 1/8 e finales mposhti me një “Ippon” spektakolar, pas minutave shtesë, xhudistin nga Moldavia, Victor Serpu. 

Gjakova në 1/16 e finales mposhti francezin Maxime Gobert. 

 

Cena ndalet nga bartësi i parë

1 o. më parë / 24 pri 2025 12:44
Dardan Cena

Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Evropianin e xhudos në Podgoricë.

Cenan e mposhti bartësi i parë i Evropianit, rusi Danile Lavrentev. Ai garon me flamur të IJF-së.

Lavrentev fitoi me mbërthim, duke “zënë” dorën e xhudistit kosovar.

Dardan Cena shënoi dy fitore në kategorinë deri 73 kilogramë.

Gjakova e kalon francezin Gobert

2 o. më parë / 24 pri 2025 11:49
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Evropianit të xhudos në Podgoricë.

Në xhiron e parë ishte i lirë, si bartës i tretë, ndërsa në të dytën e mposhti francezin Maxime Gobert.

Ndaj tij dominoi plotësisht. Gobert në fund mezi i shpëtoi mbërthimit të Akilit. Por pësoi lëndim të këmbës.

Në kohën shtesë, Gjakova realizoi hedhje për uazari dhe për kalim në raundin tjetër të kategorisë deri 73 kilogramë.

Fitorja e dytë e Dardan Cenës në Evropian

2 o. më parë / 24 pri 2025 11:36
Dardan Cena

Dardan Cena e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos në Podgoricë.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 73 kilogramë, Cena e mposhti xhudistin nga Ukraina, Said-Magomed Khalidov.

Ndaj tij realizoi hedhje për “Yuko”.  Në fund fitoi me “Ippon”, të cilin e siguroi me mbërthim.

Dardan Cena e mposht xhudistin nga Izraeli

3 o. më parë / 24 pri 2025 10:40
Dardan Cena

Dardan Cena e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Podgoricë.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 73 kilogramë, Dardani e mposhti xhudistin nga Izraeli, Baruch Shmailov.

Ndaj tij fitoi me pikë të realizuar fare në fund. Lufta ishte e fortë, por pa shumë hedhje. Në fund Cena realizoi kundërsulm për “Yuko”.

Në xhiron e dytë përballet me Said-Magomed Khalidov që e përfaqëson Ukrainën. Sot garon edhe Akil Gjakova.