Në përballjen e madhe të kategorisë së rëndë në boks mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyt që u zhvillua të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, për herë të parë u testua Inteligjenca Artificiale (AI).
Një gjyqtar AI poentoi meçin, ndonëse rezultati i tij nuk u mor parasysh.
Usyk fitoi përballjen e të shtunës me vendim unanim. Të tre gjyqtarët i dhanë ukrainasit fitore 116:112. Pati ankesa nga ekipi i Tyson Furyt.
E gjyqtari AI kishte dhënë një rezultat edhe më bindës për Usykun. Ai kishte parë Usykun fitues 118:112.
I pyetur lidhur me këtë, Fury shpërtheu në konferencë për media.
“Të vazhdojnë njerëzit, më tepër punë për njerëz e më pak për kompjuterët”, tha Fury.