Shqipëria ka fituar medalje në Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, juniorë dhe për grupmoshën U21 që u mbajt në Limasol të Qipros.
Medaljen e argjendtë, Shqipëria e fitoi falë karateistes së re nga Prishtina, Lanika Rexhepi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo garoi në grupmoshën e kadeteve, në kategorinë mbi 61 kilogramë. Dhe doli nënkampione e Evropianit në Qipro.
Rexhepi të argjendtën e siguroi pas katër luftërave të fituara. Në finale humbi nga një garuese nga Portugalia.
Rexhepi në fillim të këtij viti vendosi ta përfaqësoj Shqipërinë, duke kaluar nga Kosova.
