Luftarake

Gjykata dënon McGregorin për sulm seksual

McGregor dhe gruaja e tij Dee Devlin në Gjykatë të premten

McGregor dhe gruaja e tij Dee Devlin në Gjykatë të premten

Një juri në Gjykatën e Lartë të Dublinit të premten e ka dënuar luftëtarin e arteve marciale të përziera, Conor McGregor, për sulm seksual ndaj një gruaje e cila e akuzoi për përdhunim, shkruan BBC.

McGregor është urdhëruar t’i paguajë Nikita Handit dëmshpërblim më shumë se 248 mijë euro.

Luftëtari irlandez e sulmoi seksualisht gruan në hotelin “Beacon” në Dublin në 9 dhjetor 2018.