Xhudistja Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në European Open, që në fundjavë u mbajt në Tallin të Estonisë.
Flaka garoi në kategorinë deri 57 kilogramë. Nisi me fitore ndaj ukrainases Sofiia Bordinskykh. Më pas e mposhti edhe belgen Luan Verfaillie. Në gjysmëfinale xhudistja kosovare humbi nga gjermania Jana Ziegler, që më pas fitoi të artën. Ndërkohë për medalje të bronztë, Flaka fitoi ndaj holandezes Danique Janssen.
Në këtë ngjarje u paraqitën 220 xhudistë nga 25 shtete. Kryesisht ishin xhudistë më të rinj në moshë, që synojnë sukseset në ciklin e ardhshëm olimpik.
Dardan Cena u ndal në luftën e parë, njëjtë si Erza Muminoviq.