Luftarake

Edhe një medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për kadetë

Xhudistja Enise Zijade

Xhudistja premtuese, Enise Zijade, ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për kadetë që u mbajt në Antalya të Turqisë.

Zijade garoi të dielën në kategorinë deri 57 kilogramë. I fitoi dy luftërat e para e më pas humbi nga një turke.

Në repesazh i arriti edhe tri fitore të tjera për medalje të bronztë.

Të shtunën në Antalya medalje fitoi edhe Blerina Gashi në kategorinë deri 44 kilogramë.