Boksieri britanik, Daniel Dubois, e ka quajtur veten gladiator pasi shkatërroi ish-kampionin Anthony Joshua.
“A jeni argëtuar?” pyeti Dubois tifozët në “Wembley” fillimisht para se të merrte mbështetjen e tyre. “Jam një gladiator”, shtoi ai.
“Ishte një rrugë e gjatë, jam i lumtur që jam në këtë pozitë. Dua të jem në majë të sportit, Zoti ju bekoftë të gjithëve. E falënderoj familjen time dhe ekipin që më ndihmoi të jem i gatshëm sonte. Është koha ime, nuk do të ndalem pa shfaqur gjithë potencialin tim”, u shpreh më tej Dubois.
