Distria Krasniqi e ka mposhtur pa asnjë telashe serben Nikolina Nisheviq. Ndaj saj fitoi me Ippon të bukur pas vetëm 29 sekondave luftë.
Përballja e Krasniqit me serbein Nishaviq ishte në çerekfinale të Grand Prix “Upper Austria”.
Distria fillimisht e mposhti me Ippon amerikanen Jenna Schurr. Lufta ndaj saj zgjati 1:34 minuta.
Ndërkohë edhe më bindëse ishte me serben.
Distria tashmë është në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.
Distria në finale, mposht hungarezen Pupp
Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë deri 52 kilogramë në Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz.
Në gjysmëfinale, Distria e mposhti hungarezen Reka Pupp, që ishte bartëse e katërt. Ndaj saj fitoi me uazari, të cilin e arriti me aksion të bukur.
Ndaj Puppit, Distria tani i ka tetë fitore në karrierë. E ka pësuar vetëm një humbje prej saj.
Distria është bartëse e parë në kategori dhe deri më tani i ka tri fitore.