Luftarake

Besim Brahimit i ndalohet për dy vjet ushtrimi i funksionit të trajnerit në garat e boksit

Besim Brahimi

Besim Brahimi është dënuar me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit në garat e organizuara nga Federata e Boksit e Kosovës për periudhë dyvjeçare.

Vendimin e mori të premten Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës. 

Federata më 28 mars pranoi ankesë nga ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymeri. Ai ishte ankuar për “kërcënim e fyerje gjatë turneut ‘Pavarësia’”.

Besim Brahimit më 21 shkurt i ishte shqiptuar masa disiplinore e mosushtrimit të funksionit për një vit dhe tani kjo periudhë është zgjatur në dy vjet. 

Brahimi është trajner i klubit Gollaku dhe prej më të vlerësuarve në vend. Më herët ishte edhe selektor.
Së fundi janë rritur telashet në komunitetin e boksit në vend.