Daniel Dubois i ka shkaktuar humbje shumë të rëndë yllit të boksit, Anthony Joshua. Dubois e rrëzoi Joshuan në raundin e parë, ndërsa e dominoi luftën edhe në raundin e dytë. Joshua u rrëzua edhe në raundin e tretë, kurse meçit i erdhi fundi në raundin e pestë. Dubois ka shkëlqyer duke ia shkaktuar Joshuas njërën prej humbjeve më të rënda në karrierë. Dubois mbrojti titullin e botës në versionin IBF. Gjithçka që ndodhi gjatë meçit dhe deklarata pas tij, mund ta lexoni këtu
Duboisi pasi shkatërroi Joshuan: Jam gladiator
Boksieri britanik, Daniel Dubois, e ka quajtur veten gladiator pasi shkatërroi ish-kampionin Anthony Joshua.
“A jeni argëtuar?” pyeti Dubois tifozët në “Wembley” fillimisht para se të merrte mbështetjen e tyre. “Jam një gladiator”, shtoi ai.
“Ishte një rrugë e gjatë, jam i lumtur që jam në këtë pozitë. Dua të jem në majë të sportit, Zoti ju bekoftë të gjithëve. E falënderoj familjen time dhe ekipin që më ndihmoi të jem i gatshëm sonte. Është koha ime, nuk do të ndalem pa shfaqur gjithë potencialin tim”, u shpreh më tej Dubois.
Daniel Dubois shkatërron Joshuan
Daniel Dubois i ka shkaktuar humbje shumë të rëndë yllit të boksit, Anthony Joshua.
Dubois e rrëzoi Joshuan në raundin e parë, ndërsa e dominoi luftën edhe në raundin e dytë. Joshua u rrëzua edhe në raundin e tretë, kurse meçit i erdhi fundi në raundin e pestë.
Dubois ka shkëlqyer duke ia shkaktuar Joshuas njërën prej humbjeve më të rënda në karrierë.
Dubois mbrojti titullin e botës në versionin IBF.
Vazhdojnë vuajtjet e Joshuas, Dubois i pandalshëm
Joshua po vuan shumë në meçin ndaj Dubois, që ishte autsajder total.
Edhe raundi i katërt është dominuar plotësisht nga Dubois.
Sërish rrëzohet Joshua
Joshua është rrëzuar edhe në raundin e tretë. Sërish e ka shpëtuar gongu.
Gjyqtari i numëroi, por Joshua megjithatë vazhdon.
Joshua i mbijeton edhe raundit të dytë
Dubois nisi furishëm edhe raundin e dytë duke vënë në vështirësi Joshuan. Por gradualisht Joshua u stabilizua, ndonëse dominimi i Dubois vazhdon.
Gjunjëzohet Joshua që në raundin e parë
Daniel Dubois ka rrëzuar Anthony Joshuan që në raundin e parë të luftës në Wembley.
Përfundimi i raundit është dukur se e shpëtoi Joshuan.