Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Ukrainasi nisi sulmin final në raundin e nëntë, të cilit mezi i shpëtoi Tyson Fury.
Ndërkohë domininim e vazhdoi deri në fund të luftës në Riad, që ishte e jashtëzakonshme.
Tani Usyk mban të gjithë titujt e boksit profesionist, WBO, IBF, WBA e WBC.
Titullin në WBC e mbante Fury, që kishte paraqitje më të mirë prej raundit të tretë deri në të gjashtin. Por më pas Usyk mori kontrollin dhe dominoi.
Për herë të parë që nga viti 1999, ka kampion të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Vendimi i gjyqtarëve ishte i ndarë. Dy e vlerësuan Usykun fitues e njëri Furyn.
Pas meçit Usyk tha se është shumë i lumtur, e Fury tha se vlerëson se e meritoi fitoren. Të dy shprehën gatishmëri për rimeç. Tetori përmendet si opsion.
Ka përfunduar meçi i jashtëzakonshëm mes Furyt e Usykut.
Meçi ishte i jashtëzakonshëm. Ka mbetur të shpallet vendimi i gjyqtarëve.
Raundi i fundit, kush do të fitojë
Ka mbetur edhe raundi i 12-të i meçit Fury – Usyk.
Deri më tani dueli ka arsyetuar pritjet e mëdha.
Usyk duket në epërsi, por kush do të fitojë?
Usyk pranë fitores, po e shkatërron Furyn
Oleksandr Usyk është pranë fitores në duelin e madh ndaj Tyson Furyt.
Në raundin e tetë Fury mezi shpëtoi disi.
Osyk ka vazhduar me paraqitje impresive edhe në raundin e dhjetë.
Arbitri i numëron Furyt, gongu e shpëton
Oleksandr Usyk dominoi raundin e 9-të totalisht. Pas goditjeve të fuqishme arbitri i numëroi Furyt në këmbë. Fury u shpëtua nga gongu.
Fury në telashe, raundi i tetë i Usykut
Tyson Fury është në telashe të mëdha në meçin ndaj Oleksandr Usykut.
Ukrainasi ka dhënë goditje të fuqishme në raundin e tetë, të cilin e dominoi plotësisht.
Është ky një reagim i jashtëzakonshëm i Usykut.
Tani Fury është në telashe të mëdha.
Raundi i shtatë i jashtëzakonshëm
Shumë goditje janë shkëmbyer në raundin e shtatë të meçit Usyk – Fury.
Të dy boksierët dhanë goditje të fuqishme.
Sipas vlerësimeve, Fury është duke udhëhequr deri më tani me pikë.
Fury “trondit” Usykun
Tyson Fury po e dominon duelin ndaj Oleksandr Usykut.
Në raundin e gjashtë Fury i ka dhënë të paktën dy goditje të fuqishme e të sakta që kanë tronditur ukrainasin.
Usyk deri më tani ka rezistuar, por është në vështirësi të mëdha.
Fury po kthehet, dominon në raundin e katërt
Ndonëse Oleksandr Usyk nisi furishëm, dhe sipas vlerësimeve fitoi dy raundet e para, Tyson Fury po kthehet.
Ai shfaqi dukshëm më tepër në raundin e katërt dhe po duket shumë energjik në ring.
Usyk dominon në raundin e dytë
Oleksandr Usyk ka dominuar plotësisht në raundin e dytë.
Ai ka dhënë goditje të shumta që kanë gjetur cakun, ndërsa Fury në pak raste ka provuar.
Pak goditje në raundin e parë
Pak goditje janë dhënë në raundin e parë të luftës Usyk – Fury.
Usyk kishte ofenzivë në fund, por Fury është dukur i paimpresionuar. Njëra goditje megjithatë shkoi direkt në kokën e Furyt, që bëri edhe pak shfaqje.
Boksierët dalin në ring, gjithçka gati për meçin e shekullit
Ukrainasi Oleksandr Usyk ka bërë dalje të hatashme në ring.
Ai ishte i veshur me një kostum tradicional ukrainas. Pas tij doli Tyson Fury. Ai doli duke vallëzuar. Gjithçka është gati për meçin e shekullit për titullin e kampionit të padiskutueshëm.