Studimet e mëparshme kanë treguar se disa ushqime e pije mund të ndikojnë keq në organizmin e njeriut duke krijuar mundësi për zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri.
“Njerëzit duhet të kenë për qëllim të konsumojnë ushqim të mbushur me vlera ushqyese, duhet të zgjedhin të hanë pesë fruta të ndryshme në ditë, duhet të zgjedhin ushqim që ka përmbajtje të drithërave të plota si dhe arrore pa krip të shtuar”, ka thënë dietologu Matthew Labert, nga World Cancer Research Fond, raporton NeW York Post.
Ai ka thënë se këto ushqime kanë më shumë vlera ushqyese të cilat janë të nevojshme për organizmin dhe gjithashtu ka treguar se cilat ushqime duhet të anashkalohen në mënyrë që organizmi të qëndrojë i shëndetshëm.
Mishi i shumë procesuar është i rrezikshëm. Sipas OBSH-së ngrënia e tepërt e mishrave të procesuara mund të shkaktojë kancer të zorrës së trashë.
Alkooli është një tjetër shkaktar i shumë sëmundjeve përfshirë edhe kancerin. Lambert ka bërë të ditur se alkooli është edhe më i rrezikshëm për ata persona që konsumojnë duhan sepse rrit rrezikun për kancer të fytit e gojës.
Konsumi i tepërt i mishit të kuq gjithashtu është i rrezikshëm për shëndetin e zorrës së trashë.
“Heme, një komponim që përmban hekur dhe që ia jep mishit të kuq ngjyrën që ka, mund të nxisë formimin e komponimeve që shkaktojnë kancer, të cilat mund të dëmtojnë zorrët, gjë që qon në rrezik nga kanceri i zorrëve”, ka shpjeguar Lambert.
Ushqimet e fërguara dhE ato me sheqer janë po ashtu të rrezikshme kur bëhet fjalë për kancerin sepse këto ushqime shkaktojnë mbipeshë, gjë që çon në rrezik nga 13 tipe të ndryshme të kancerit.
“Këshillojmë që njerëzit të konsumojnë sa më pak ushqime të procesuara, me shumë sheqer, të fërguara e pije me sheqer të shtuar, të cilat nuk kanë asnjë vlerë ushqyese”, ka thënë ndër të tjera Lambert.