Një studimi i ri ka treguar se truri i njeriut përmban më shumë copa nanoplastike se që përmbante tetë vjet më parë.
Studimi është kryer pas analizimit të disa mostrave të trurit të marra nga autopsitë në fillim të 2024-s.
Mostrat e 2024-s kanë treguar 7 deri 30 herë më shumë prani të pjesëve të vogla të plastikës në tru sesa te veshkat dhe mëlçia, ka treguar bashkautori i studimit Matthew Campen, profesor i shkencave farmaceutike në Universitetin e New Mexico në Albuquerque.
“Koncentrimin që ne pamë në indet e trurit të individëve normal që ishin mesatarisht të moshave 45 ose 50 vjeç, ishte 4.800 mikrogramë për gram, apo 0.48% e një grami”, ka deklaruar Campen, raporton “CNN”.
Kjo është ekuivalente e një luge standarde ka shtuar Campen.
“Në krahasim me mostrat e autopsive nga viti 2016, ajo është 50% më shumë. Kjo do të thotë se truri jonë sot është 99.5% tru dhe pjesa tjetër plastikë”, tha Campen.
Campen ka shtuar se po punohet që të ketë llogaritje sa më të saktë dhe se mund të arrihet kjo brenda vitit të ardhshëm. Metodat aktuale të matjes së plastikës në trup mund të mos e matin saktë, tha ai.
Studiuesit po ashtu kanë gjetur 3 deri 5 herë më shumë fragmente të mprehta plastike në trurin e 12 pacientëve që ishin diagnostikuar me demencë para vdekjes, në krahasim me trurin e shëndetshëm.
Këto pjesë të mprehta ishin më të vogla sesa mund t’i shohë syri i njeriut dhe ishin të koncentruara në muret e arterieve dhe venave të trurit si dhe në qelizat imune të trurit.
“Është pak alarmuese, por kujtoni se demenca është një sëmundje ku pengohen mekanizmat e kalimit të barrierës dhe pastrimit të trurit”, ka deklaruar Campen.
Përveç kësaj, ka qeliza inflamatore dhe zvogëlim/dëmtim të indit të trurit me demencë, që mund të krijojnë "një lloj grumbullimi për plastikën” ka shtuar ai.
“Ne duam të jemi shumë të kujdesshëm në interpretimin e këtyre rezultateve pasi niveli i mikroplastikës mund të jetë i lartë shkaku i sëmundjes (demencës), dhe aktualisht s’po sugjerojmë se mikroplastika shkakton sëmundjen”, ka deklaruar Campen.
Gjetja e sasive të larta të nanoplastikës në tru nuk provon se ajo shkakton dëme, ka deklaruar Phoebe Stapleton, profesoreshë e asociuar e farmakologjisë dhe toksikologjisë në Universitetin e Rutgers në Piscataway, Neë Jersey. Ajo nuk ishte pjesë e ekspertëve që kryen studimin e ri.
“Nuk është qartë nëse në jetë këto pjesë të vogla janë të lëngshme, gjatë hyrjes dhe daljes nga truri, ose nëse ato grumbullohen në indet neurologjike dhe rrisin sëmundjet. Studim më i madh është i nevojshëm për të kuptuar se si pjesët e vogla mund të reagojnë me qelizat dhe nëse kanë pasoja toksikologjike”, ka shtuar ajo përmes emailit.
Në fakt studiuesit kanë parë disa shenja se mëlçia dhe veshkat mund të largojnë një pjesë të plastikës nga trupi, por nëse kjo mund të ndodhë në tru nuk dihet, ka deklaruar Campen.
Dëmtimet e mundshme shëndetësore
Gjetja e nivelit më të lartë të plastikës në indet njerëzore sot “ka kuptim” sepse prodhimi i plastikës, ndotja nga plastika dhe ekspozimi ndaj saj janë rritur shumë kohët e fundit, ka deklaruar pediatri dhe profesori i biologjisë Philip Landrigan në Kolegjin e Bostonit.
“Më shumë se gjysma e plastikës së prodhuar ndonjëherë është prodhuar nga 2002-ta dhe prodhimi do të dyfishohet deri në vitin 2040”, ka shtuar Landrigan, i cili nuk ishte pjesë e ekspertëve në studimin e ri.
Landrigan është autori kryesor i një raporti të marsit 2023 nga Komisioni për Plastikën dhe Shëndetin Njerëzor në Minderoo – Monaco, një konsorcium global shkencëtarësh, punëtorësh shëndetësorë dhe analistë politikash të ngarkuar me ndjekjen e plastikës nga krijimi deri te produkti përfundimtar.
Në raportin e 2023-tës, konsorciumi konstatoi se plastika lidhet me dëmtimin e shëndetit njerëzor.
“Studimet kanë gjetur plastikë të kësi lloji në zemrën e njeriut, në enët e mëdha të gjakut, mushkri, mëlçi, testikuj, traktin gastrointestinal dhe placentë”, ka deklaruar Landrigan.
“Pyetja më e madhe është ‘në rregull çfarë janë duke na bërë këto pjesë të vogla?’. Sinqerisht ka shumë gjëra që ne nuk i dimë, ajo se çfarë dimë është se ne dimë me siguri të lartë se këto pjesë të mikroplastikave janë si ‘Kalë i Trojës” – ata bartin me vete mijëra kimikate që janë në plastikë dhe disa prej tyre janë shumë të dëmshëm” ka shtuar ai.
Duke pushtuar qelizat individuale dhe indet në organet kryesore, nanoplastika potencialisht mund të shkaktojë probleme në proceset qelizore dhe kimikate që dëmtojnë gjëndrat endokrine siç janë bisfenolët, ftalatet, etj.
Substancat kimike që shkaktojnë probleme endokrine ndërhyjnë në sistemin riprodhues njerëzor, duke shkaktuar deformime të riprodhimit dhe organeve gjenitale si dhe infertilitet, në bazë të Endocrine Society.
“Ne kemi indikatorë shumë të mirë se mikroplastika dhe nanoplastika shkaktojnë probleme, edhe pse jemi larg kuptimit të plotë të dëmit. Unë do të thosha se ne kemi informacion të mjaftueshëm se ne kemi nevojë të marrim veprime mbrojtëse” ka shtuar Landrigan.
Këshilli Amerikan i Kimisë, ka deklaruar për CNN se Departamenti për Barna dhe Ushqim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA) ka deklaruar se provat e tanishme shkencore nuk tregojnë se nanoplasitka dhe mikroplastilka të gjetura në ushqim përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
“Studimet që janë duke u bërë jo vetëm që ndihmon në adresimin e hendekut të të dhënave në kuptimin tonë të ekspozimit ndaj mikroplastikës por edhe tenton të zhvillojë mjete të përmirësuara të matjes së toksicitetit të mikroplastikës te njerëzit”, ka deklaruar Kimberly Wise Whitem zëvendëspresident i Këshillit për çështje rregullatore dhe shkencore.
“Ky punim është i rëndësishëm, duke pasur parasysh metodat e pavaliduara që shpesh përdoren nga hulumtuesit, të cilat mund të çojnë në rezultate të pasiguruara ose të pasakta, natyra komplekse e mikroplastikave dhe shumë ndryshoreve që mund të ndikojnë në shëndetin njerëzor”, ka shtuar ajo.
Nanoplastika hyn “vjedhurazi” në tru
Në studimin e publikuar të hënën në revistën shkencore “Nature Medicine”, studiuesit kanë ekzaminuar trurin, veshkat dhe indet e mëlçisë të marra nga njerëzit që kanë kaluar në autopsi forenzike në vitet 2016 dhe 2024. Për krahasim, studiuesit kanë analizuar edhe trurin e njerëzve që kanë vdekur në vitin 1997 dhe 2013.
Indet e trurit ishin mbledhur nga korteksi frontal, pjesa e trurit e lidhur me mendimin dhe arsyetimin. Është pjesa e trurit që është e ndikuar më së shumti me demencën frontotemporale (FTD) dhe në fazat e fundit të Alzheimerit.
Mikroplastikët janë fragmente që reagojnë nga më pak se 5 milimetra deri te 1 nanometër. Çdo gjë që është më e vogël është nanoplastikë që duhet të matet me miliardat e metrit.
“Bazuar në observimet e tona, ne mendojmë se truri është duke tërhequr nanostrukturat më të vogla, që janë 100 deri 200 nanometra të gjata, që janë të mëdha sa dy viruse të Covidit të ngjitura me njëra tjetrën”, ka deklaruar Campen, nga Universiteti New Mexico.
Nanoplastikët janë plastika më shqetësuese për shëndetin njerëzor, kanë deklaruar ekspertët, sepse pjesët e vogla mund të bëjnë vend në qeliza individuale.
“Në një mënyrë këto nanoplastikët hynë ‘vjedhurazi’ brenda trupit dhe shkojnë në tru, duke kaluar barrierën tru-gjak. Plastika përdor yndyrat ose lipidet. Një teori është se plastikët janë duke hyrë ‘vjedhurazi’ brenda yndyrës që ne hamë dhe më vonë shkojnë në organet që përdorin yndyrat – truri është njëri nga kryesorët e këtyre organeve”, ka shtuar Campen.
Truri i njeriut është rreth 60% yndyrë nga pesha, shumë më shumë se organet e tjera. Acidet yndyrore esenciale, si omega 3, janë kyçe në forcimin dhe performancën e qelizave të trurit.
Pasi trupi vetë nuk mund të prodhoj acide yndyrore esenciale, ato duhet të mirën përmes ushqimit ose suplementeve.
Të ushqyerit është rruga kryesore në ekspozimin ndaj mikroplasitkëve dhe nanoplastikëve, ka shtuar Landrigan, gjithsesi një pjesë hyjnë edhe përmes ajrit që thithim.
“Nëse jeton afër bregdetit, një pjesë e mikroplastikëve që janë në oqean hidhen në ajër pas lëvizjeve të dallgëve” ka shtuar ai.
Si ta ulni përdorimin e plastikës
Janë disa hapa individualë që mund të reduktojnë ekspozimin ndaj plastikës dhe gjurmëve të plastikës, thonë ekspertët.
“Është e rëndësishme për të mos frikësuar njerëzit, sepse shkenca në këtë fushë është duke evoluar akoma, dhe askush në vitin 2025 nuk do të jetojë pa plastikë”, ka deklaruar Landrigan.
“Unë ju them njerëzve, ‘dëgjoni janë disa plastika që nuk mund t’ju ikni, ju nuk do të merrni një telefon ose kompjuter që nuk ka plastikë’, por tentoni të minimizoni ekspozimin ndaj plastikës që mund të shmangni, veçanërisht plastikës njëpërdorimëshe”, ka shtuar ai.
Është vështirë të shmangësh ushqimin e mbështjellë me plastikë që është i pranishëm kudo, por mund ta largosh ushqimin nga plastika para se ta gatuash ose vendosësh në mikrovalë.
“Kur ti e ngroh plastikën, ajo shpejton lëvizjen e mikroplastikëve nga jashtë mbështjellësit për brenda ushqimit”, ka shpjeguar ai.
Merr me vete një tas kafeje për kafenë që merr me vete në kafenenë lokale dhe enë metalike ose qeramike në zyrë për ta ulur përdorimin e plastikës.
“Mos përdorni çanta të plastikës kur blini, përdorni çantë letre ose çantë të riciklueshme, mundohu t’i largohesh ujit në shishe të plastikës, nëse mundesh”, ka udhëzuar Landrigan.
Një studim i marsit të 2024-tës ka gjetur se 1 litër ujë në shishe – ekuivalenti i dy shisheve të vogla në market – ka pasur një mesatare prej 240,000 pjesë plastike nga shtatë lloje plastikësh. Prej tyre 90% kanë qenë nanoplastikë.
“Përdorni gotë metali ose qelqi në vend të atyre plastike, ruani ushqimin në kuti qelqi në vend të atyre prej plastike, punoni në komunitetin tuaj lokal për ndalimin e qeseve të plastikës”, ka shtuar Landrigan.