Shkencëtarët kanë zbuluar se vlimi dhe filtrimi i ujit të pijshëm redukton ndjeshëm praninë e grimcave mikroplastike të dëmshme, duke ofruar një metodë praktike për të mbajtur të sigurt ujin e pijshëm, ka shkruar The Britghter Side.
Nano dhe mikroplastikat janë grimca plastike të vogla që ndotin burimet e ujit në mbarë botën. Nano plastikat janë më të vogla se 1 mikrometër, ndërsa mikroplastikat variojnë nga 1 deri në 5000 mikrometra.
Këto plastika të vogla kryesisht vijnë nga artikujt e përditshëm, materialet e paketimit, dhe madje edhe fibrat e rrobave që lahen e pastaj uji i papastër shkon e derdhet në lumenj e liqene. Fatkeqësisht, sistemet e trajtimit të ujit shpesh kanë vështirësi për të hequr këto grimca të vogla, sidomos nano plastikat.
Kur pihet ky ujë, grimcat plastike mund të grumbullohen në indet e trupit të njeriut, duke shkaktuar probleme shëndetësore. Studimet i lidhin këto plastika me ndryshime në bakteret e zorrëve, rezistencë ndaj insulinës dhe çrregullime të mëlçisë, ndërkohë që shkencëtarët ende po hulumtojnë ndikimet afatgjata të tyre.
Përfitimet nga vlimi i ujit
Shkencëtarët nga Universiteti Mjekësor i Guangzhou dhe Universiteti i Jinan në Kinë e kanë testuar këtë teori. Ata morën mostra uji të pijshëm që përmbanin nivele të njohura të nano dhe mikroplastikave dhe i vluan ato për pesë minuta. Pas lënies së ujit për t’u ftohur për dhjetë minuta, e filtruan atë përmes një filtri të zakonshëm për kafe ose një sitë çaji prej çeliku.
Vlimi i ujit i cili përmbante nivele të larta të kalciumit dhe magnezit, reduktoi në masë të madhe grimcat plastike. Kur uji vlohet, këto minerale krijojnë një shtresë të bardhë të quajtur karbonat kalciumi, ose shtresë, që zakonisht shihet brenda çajnikëve dhe tenxhereve. Ky karbonat kalciumi ndihmon në filtrimin e grimcave plastike, duke mundësuar që ato të nxirren jashtë.
Shkencëtarët kanë vënë re mikroplastikat janë hequr një shkallë të jashtëzakonshme.
Për ujin që përmbante 180 miligramë kalcium karboni për litër, vlimi dhe filtrimi hoqën rreth 84% të grimcave plastike.
Kurse, uji me përmbajtje më të lartë mineralesh (rreth 300 miligramë për litër) shkallën e heqjes së grimcave të plastikës e arriti në 90%.
Edhe nga uji që përmban më pak minerale, vlimi dhe filtrimi hoqën rreth 25% të grimcave plastike.
Pse vlimi i ujit ka ndikim kaq të mirë
Sipas studiuesve, sekreti qëndron në mënyrën se si nxehtësia ndikon në karbonatin e kalciumit. Kur uji ngrohet, molekulat e karbonatit të kalciumit fillojnë të lidhen me njëra-tjetrën, duke formuar kristale të ngurta. Këto kristale bashkohen me sipërfaqen e grimcave plastike, duke përfshirë ato plotësisht. Kur uji ftohet, këto kristale zhyten dhe tërheqin plastikën poshtë me to.
“Kjo strategji e thjeshtë e vlimit mund të ‘dekontaminojë’ ujin e pijshëm i shtëpisë dhe ka potencialin për të lehtësuar dëmin që krijohet nga mikroplastika përmes konsumit të ujit”, kanë shkruar studiuesit.
Ata gjithashtu kanë konfirmuar se ky proces funksionon për të dyja, grimcat ekstremisht të vogla dhe mikroplastikat më të mëdha. Duke përdorur mikrosfera fluoreshente polistireni si grimca për testim, ata vërejtën qartë se si grimcat plastike ngelën të kapura brenda kristaleve të karbonatit të kalciumit.
Teste të tjera me plastika si polietileni dhe polipropileni, kanë treguar rezultate të ngjashme dhe premtuese.
Këshilla praktike për ujë më të sigurt
Shumica e shtëpive tashmë kanë mjetet e nevojshme: tenxhere, çajnik dhe sitë të thjeshtë. Studiuesit kanë këshilluar përdorimin e enëve metalike ose nga qelqi për të vluar ujin, pasi pajisjet me përbërje plastike që përdoren për të vluar ujin mund të lëshojë kimikate të dëmshme si bisfenol ose antimon.
Ndërkohë që vlimi i ujit zvogëlon ndjeshëm mikroplastikat, efektiviteti mund të ndryshojë në varësi të asaj se sa shumë minerale përmban uji. Zonat me ujë me më shumë minerale mund të përfitojnë më shumë, por edhe ato me ujë me më pak minerale shohin përmirësime të dukshme. Studiuesit kanë sugjeruar që njerëzit duhet ta vlojnë dhe filtrojnë ujin rregullisht për të siguruar reduktim të qëndrueshëm të ekspozimit ndaj plastikës.
“Pirja e ujit të vluar është dukshëm strategji afatgjate për reduktimin e ekspozimit global ndaj mikroplastikave”, kanë vlerësuar studiuesit.