Shkencëtari i Universitetit të Oxfordit, Macken Murphy, u bë viral në TikTok pasi filloi të fliste për marrëdhëniet dhe tradhtinë. Ai zbuloi tri shenja, që sipas tij, janë të sigurta se partneri juaj po ju tradhton.
Murphy është një shkencëtar në fushën e antropologjisë konjitive dhe evolucionare në Universitetin e Oxfordit dhe ka shkruar se pse njerëzit tradhtojnë.
Si pjesë e studimeve të tij, Murphy shqyrtoi arsyet pse njerëzit tradhtojnë dhe lexoi se si kjo ndodh shpesh për shkak të dëshirës për shumëllojshmëri dhe lidhje.
Shikimi i grave të tjera
Sipas Murphy, shenja e parë që partneri juaj po ju tradhton mund të jetë shikimi i grave të tjera.
“Një studim i 233 çifteve zbuloi se burrat që vlerësonin gratë tërheqëse kishin 50 për qind më shumë gjasa të shfaqnin tradhti sesa burrat që nuk e bënin këtë”, ka thënë ai.
Numri i ish-partnerëve
Murphy pohon se edhe numri i partnerëve të mëparshëm luan një rol të madh.
"Nuk më pëlqen të gjykoj njerëzit për këtë, por ata që kanë pasur më shumë partnerë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. Një studim zbuloi se ata që flinin me më shumë se pesë persona kishin dy herë më shumë gjasa të tradhtonin sesa ata që kishin më pak se pesë partnerët”, shtoi ai.
Mashtrimet në të kaluarën
Ai beson se nëse partneri juaj ka tradhtuar në të kaluarën, ka shumë gjasa që ta bëjë përsëri.
"Hulumtimi nga psikologia klinik Kayla Knopp nga Kalifornia zbuluan se burrat që tradhtuan në marrëdhëniet e kaluara kanë tre herë më shumë shanse të tradhtojnë përsëri në marrëdhëniet e ardhshme sesa ata që nuk tradhtuan", ka thënë ai.