Lifestyle

Tre shaktarët që ju shtyjnë të hani ëmbël

Shprehia e të ngrënit ëmbëlsira

Ndërkohë që shumë persona e kanë shprehi të konsumojnë shpesh ushqime të ëmbla kjo gjë ndikon për të keq te shëndeti dhe ka disa mënyra për ta ndalur.
Janë disa shkaktarë të kësaj shprehie.

Mungesa e gjumit

Shumë studime, duke përfshirë atë që u publikua në gazetën e Academy of Nutritions Dietetics, kanë gjetur se gjumi ka lidhshmëri me shprehinë e ngrënies shpesh të ushqimit të ëmbël, si dhe peshës së tepërt. 

Arsyeja është se gjumi i rregullt mund të rregullojë metabolizmin, apetitin dhe nivelin e sheqerit në gjak. Kur trupi nuk ka bërë gjumë të mjaftueshëm atëherë fillon të prodhojë hormone të stresit, si kortisoli, dhe insulinën e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak, shkruan kls.com.

Ngrënia ndërkohë që jeni të shpërqendruar

Të ngrënit gjatë procesit të punës në kompjuter apo telefona, nuk i bën mirë trupit sepse do të parandalojë koncentrimin e duhur mbi sasinë dhe kualitetin e ushqimit që konsumohet.

Në një studim të publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, është gjetur se ata që hanë ndërkohë që janë të shpërqendruar kishin më shumë gjasa të hanin më shumë e të mos ngopeshin, krahasuar me ata që uleshin e hanin në tavolinë duke qenë të përqendruar te ngrënia.

Mosngrënia e sasisë të duhur apo pritje e gjatë për të ngrënë

Konsumimi i më pak kalorive se që është e nevojshme për trupin, mund të çojë në dëshirë më të madhe për të ngrënë gjëra të ëmbla, gjë që shpesh mund të ndodhë në mbrëmje.

Shujta e shëndetshme përmban karbohidrate të shëndetshme si drithërat e plota apo patatet, proteina si mishi apo fasulet, si dhe yndyra të shëndetshme si peshku, farat, arroret apo avokado.

Pra në mënyrë që organizmi të qëndrojë i shëndetshëm duhet të konsumohen ushqime të shëndetshme dhe të rregullohet gjumi, përveç që do të ndjej më pak nevojë për sheqer, imuniteti do të jetë më i balancuar.