Tharja e flokëve në mënyrë natyrale, nuk është gjë e gabuar. E gabuar nuk është as fjetja me flokë të lagura, por gjithmonë duke i pasur parasysh disa rrethana.
Për dallim nga këshillat e prindërve, profesionistët dhe stilistët e flokëve, thonë se tharja e flokëve në mënyrë natyrale është e sigurt. Madje, sipas tyre e sigurt është edhe fjetja me flokë të lagura.
Njëri prej tyre, Arbnor Ali thekson se të flini me flokë të lagura është një mundësi e mirë për vëllim dhe cilësi të flokëve, por këshillon që personat që kanë flokë shumë të dendura dhe me vëllim, mos ta bëjnë këtë sepse mund të rezultojë të zgjohen në mëngjes akoma me flokë të lagura në disa pjesë, shkruan Koha Ditore.
“Stilistët profesional nga L’oreal sugjerojnë të thajnë lagështinë e tepërt dhe të flenë me një gërshetë të lirshme. Në mëngjes, kapni flokët dhe rregulloni me ndonjë mjet ngrohës, duke u përqendruar në zonat më diskutabile”, shtjellon ai.
Kur mund të flini me flokë të lagura
Zakonisht keni dëgjuar nga njerëzit duke thënë se arsyeja pse nuk flenë me flokë të thata para se të shtrihen të flenë është sepse nuk duan të zgjohen në mëngjes me flokë të shpupuritura nga gjumi. Por, keni dëgjuar gjithashtu se nëse flini me flokë të lagura, do të keni kokëdhembje të hatashme. Pastaj paraqitja e sporeve me myk... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)