Lifestyle

Testet për gjëndrën tiroide në QKUK

Rreth 120 kërkesa në ditë të analizave hormonale vijnë në Klinikën e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rritja e numrit të analizave hormonale lidhet me rritjen e problemeve me fertilitet.

E kohët e fundit ka pasur rritje të rasteve të gjëndrës tiroide edhe tek moshat e reja, raporton emisioni “Sot” në Kohavision.

Një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e gjëndrës tiroide janë trashëgimia dhe stresi.

Kryelaboranti Pajtim Ademi ka treguar të gjitha procedurat që duhet t’i kalojë pacienti për bërjen e analizave hormonale.

Sipas tij, pacientët duhet të jenë esëll në ditën që bëjnë analizat.

Agron Muçolli, mjek i kësaj klinike, ka treguar pjesën analitike pas marrjes së mostrës.

Analizat që bëhen në këtë laborator, sipas tij, varen prej kërkesës së mjekëve në bashkëpunim me pacientin.

Muçolli tregon se ka mjaft kërkesa për bërjen e analizave hormonale kohët e fundit.

Hormonet janë substanca kimike që rregullojnë një shumëllojshmëri të fiziologjisë dhe sjelljes, duke përfshirë tretjen, metabolizmin, frymëmarrjen dhe shumë funksione të tjera.

Përveç analizës me gjak, gjëndra tiroide mund të testohet edhe me pështymë.