Një artikull i cili gjeti se ilaçi hidroksiklorokin rritë rrezikun e vdekjes te pacientët me koronavirus është tërhequr për shkak të brengave në lidhje me të dhënat e përdorura në këtë studim.
Tre autorët e studimit thanë se nuk mund të garantonin më për besueshmërinë e këtij studimi ngase Surgisphere, kompania për përkujdesje shëndetësore që gjendet prapa këtyre të dhënave, nuk ka lejuar rishikim të pavarur të të dhënave të tyre, raporton BBC.
Gjetjet e këtyre studimeve bënë që OBSH-ja ta pezullojë testimin e këtij ilaçi kundër malaries në pacientët me koronavirus, transmeton KOHA.
Por udhëheqësit përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Trump, vazhdojnë të promovojnë përdorimin e këtij ilaçi.
Drejtori i Surgisphere ,Sapan Desai, autori i katërt i studimit, tha për gazetën The Guardian se do të bashkëpunonte më një pale të pavarur por transferimi i të dhënave do të “shkelte marrëveshjet me klientët dhe kërkesat e tyre për mirëbesim”.
Hulumtimi në këtë artikull, i publikuar muajin e kaluar në revistën mjekësore The Lancet, përfshiu 96,000 pacientë me koronavirus përgjatë 671 spitaleve nëpër tërë botën. Afro 15,000 pre tyre u ishte dhënë ilaçi hidroksiklorokina, vetëm apo me një antibiotik.
Ky studim erdh në përfundim së ilaçi nuk po tregonte dobi në luftimin e koronavirusit dhe në fakt kishte rritur rrezikun e ritmit të çrregulluar të zemrës dhe vdekjen.
Mandeep Mehra, profesor i universitetit të Harvardit i cili udhëhoqi studimin, së bashku me Frank Ruschitzka i Spitalit Universitar të Zurichut dhe Ami Patel nga Universiteti i Utah, thanë në një deklaratë se ishin përpjekur që të aranzhonin një palë të tretë që të rishikon të dhënat, por Surgisphere kishte refuzuar bashkëpunimin.