Lifestyle

Studimi: Vdekjet si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve pritet të rriten dukshëm deri më 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve

Rezistenca ndaj antibiotikëve

Super bakteret, të cilat janë imune ndaj antibiotikëve ekzistues, do të shkaktojnë më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën përgjatë 25 vjetëve të ardhshme, duke kontribuar në mënyrë indirekte në 169 milionë vdekje, sipas një parashikimi që u publikua ditë më parë.

“Deri në vitin 2050, vdekje vjetore që direkt do t’i atribuohen rezistencës ndaj antibiotikëve apo do të kenë lidhje me të, do të arrijnë shifrën prej 1.91 milionë dhe 8.22 milionë, përkatësisht, nëse nuk ndërmerren masa”, ka raportuar një ekip studiuesish në The Lancest, shkruan Reuters.

Ekipi i studiuesve me Global Research dhe Projektin Antimikrobial Resistece, kanë shkruar edhe se këta numra për vdekjet e përvitshme kanë shënuar rritje, përkatësisht, për 68 për qind dhe 75 për qind, vdekje këto që i atribuohen rezistencës ndaj antibiotikëve në vitin 2022.

Studiuesit kanë parashikuar gjithashtu se rritja e vdekjeve do të ndikojë në sistemet shëndetësore dhe ekonomike duke shkaktuar humbje të bruto produktit vendor, prej 1 trilion dollarë deri në 3.4 trilionë deri në vitin 2030.
“Ky studim konfirmon se bota po përballet me urgjence për antibiotik, me humbje dëshpëruese për familjet dhe komunitetet në mbarë botën”, ka thënë Sally Davis, anëtare e UN Integracy Coordination Group on Antimicrobial Resistance, e cila nuk ka qenë e përfshirë në studim.

Rezistenca antimikrobiale supozohet të jetë kërcënim për personat më të moshuar, me rritje për më shumë se 80 për qind të vdekjeve të personave mbi 70 vjeç, në mes të viteve 1990 dhe 2021.

Vendet me të ardhura të ulëta e të mesme përballen me barrë disproporcionale, me vdekje si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve në vende si Afrikën Sub-Sahariane dhe Azia Jugore, sidomos nga tuberkulozi i shkaktuar si pasojë e rezistencës ndaj shumë ilaçeve.

Sipas OBSH-së, rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk përgjigjen ndaj antibiotikëve ose për shkak të ndryshimeve gjenetike në këto organizma, ose, shumë shpesh, për shkak të përdorimit të gabueshëm apo edhe të tepërt të ilaçit për trajtim, parandalim apo kontrollim të infeksioneve te njerëzit, kafshët apo bimët.

Shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se qasja në kujdes më të mirë për infeksionet serioze, vaksinat e reja për parandalim të infeksioneve dhe protokollet më të mira e më të arsyeshme mjekësore që kufizojnë përdorimin e anabiotikëve në rastet e duhura mund të shpëtojë në total prej 92 milionë jetë ndërmjet viteve 2025 dhe 2050.