Lifestyle

Studimi i ri: AI-ja ua kalon doktorëve për detektim të kancerit të prostatës

kanceri i prostates

Kanceri i prostatës (Ilustrim)

Një studimi i ri që është bërë në Universitetin Publik te Kalifornisë (UCLA), ka treguar se inteligjenca artificiale (AI) ua kalon doktorëve për detektimin e kancerit të prostatës me 84% saktësi.

Doktorët deri me tani patën 67% saktësi në gjetjen e këtij lloj kanceri, i cili është më i shpeshtë te burrat, shkruan Fox News.

Kjo teknologji, e licencuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), përdor një algoritëm të AI-së për të vizualizuar probabilitetin e kancerit duke u bazuar në disa të dhëna klinike.

Në studim morën pjesë shtatë doktorë urologë dhe tre radiologë, të cilët analizuan 50 raste në të cilat u hoq tumori, duke kërkuar shenja të mbetjeve të tij.
Muaj më vonë programi i AI-së realizoi të njëjtën analizë. Programi ka pasur për detyrë të shikojë se a ka mbetur ndonjë qelizë kancerogjene në vendin ku është hequr kanceri dhe ishte 45 herë me i saktë në detektim se sa njeriu, duke ulur dukshëm rrezikun nga mbetjet kancerogjene.

Urologu, Ali Kasraeian, aktualisht është duke e përdorur këtë teknologji me AI në mënyrë që të konsultohet me pacientë rreth menaxhimit të kancerit të prostatës.

“Programi i AI-së përdor informacionin që tashmë e kemi rreth kancerit të prostatës së pacientit, si patologjinë që ka, imazhin dhe rezultatet e biopsisë dhe pastaj krijon një lloj harte të printuar në 3D për vlerësim të kancerit, ka thënë ai për Fox News.

Ai ka thënë se bazuar në rezultatet e AI-së mund të vendosin se si të procedohet në raste të ndryshme, si për shembull a duhet ndjekur terapinë apo t’u nënshtrohen trajtimeve të tjera më të thella.

Ekipi i studiuesve ka deklaruar se beson që ky program i AI-së mund të çojë në diagnoza më të sakta, duke ulur dukshëm nevojën për heqje të gjëndrës në tërësi dhe efektet anësore që vijnë nga kjo ndërhyrje.

Joshua Trachenberg, doktor, profesor e neurolog në UCLA, i cili është edhe pacient me kancer në prostatë, ka treguar rreth eksperiencës së tij duke thënë se teknologjia me AI i ka ndihmuar pasi kuptoi se kishte një tumor që rritet ngadalë dhe nuk po dëshironte ta hiqte të gjithë gjëndrën.

“Komunikova me ekipin e USCLA-së, ku jam anëtar edhe vet, rreth eksplorimit të alternativave të trajtimit duke mos e hequr të gjithë gjëndrën”, ka thënë ai.

Ekipi po testonte një lloj mundësie duke përdorur ultrazërin, i cili udhëhiqej nga skanimi me rezonancë magnetike (MRI), për të shkatërruar qelizat kancerogjene pa e dëmtuar pjesën tjetër të gjëndrës.

“Harta 3D e krijuar nga programi Unfold AI, i mundësoi ekipit të identifikojë pjesët me precizitet për të mos dëmtuar pjesët e shëndetshme të gjëndrës. Programi ishte i aftë ta vizuelizonte me të vërtetë kancerin që pata dhe më mundësoi ta kuptoj më mirë rastin tim”, ka shtuar pacienti.

Sidoqoftë, Harvey Castro, fizikant mjekësor, ka thënë se saktësia e programit të AI-së për detektim të kancerit varet shumë nga të dhënat që i ofrohen.

“Informacioni jo i saktë mund të rezultojë me diagnostikim të pasaktë”, ka thënë ai duke shtuar se njerëzit nuk duhet krejtësisht të mbështeten në AI.

Ai ka cekur gjithashtu se ndërkohë që AI-ja është vegël e fuqishme, duhet ta ndihmojë e jo të zëvendësojë gjykimin e rastit nga mjekët përkatës. Si çdo vegël tjetër, ajo funksionon më së miri kur udhëhiqet nga njeriu.

Doktori ka cekur gjithashtu se barrierë e madhe mund të jetë edhe kostoja e lartë që ka kjo teknologji.

“Shpresoj që ky studim do t’i inkurajojë punëdhënësit e së ardhmes për t’i bërë inovacionet e tyre më të çasshme për doktorët urologë, si dhe ç’është më e rëndësishmja për pacientët tanë”, ka thënë Kasraeian.

Vegla e re e AI-së, përfaqëson përparim të madh në detektimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës, potencialisht duke ofruar diagnostikim më të saktë si dhe trajtim më të personalizuar. 
Sidoqoftë, duhet të bëhet kujdes me dhënien e informacionit të nevojshëm, privatësinë e pacientit si dhe çmimin, pasi këto gjëra janë esenciale për integrimin e kësaj teknologjie në praktikat mjekësore.