Sipas një studimi që është bërë në Universitetin e Kalifornisë të rinjtë nuk po duan të shohin skena me përmbajtje seksuale me nëpër filma, raporton The Hollywood Reporter.
Studimi thotë se shikuesit e moshave 10 dhe 24 vjeç duan të shohin sa më pak përmbajtje seksuale në filma.
Në fakt, 51 për qind prej 1500 pjesëmarrësve thanë se duan më shumë përmbajtje nga dashuritë platonike dhe shoqërimi. Ndërkohë 47.5 për qind thanë se skenat me përmbajtje seksuale e seksit nëpër filma janë të panevojshme. 44 për qind thanë së romanca është stërpërdorur dhe se më parë do të fshinin toalete tualete se sa të zhvillojnë takime romantike “online”.
Gjithashtu 56 për qind të të anketuarve thanë se preferojnë të shohin më shumë histori origjinale apo të vërteta gjë që e kanë të përbashkët edhe me shikues që janë të gjeneratave pak më të vjetra.
Sipas studimit, as stereotipet racore nuk janë të pëlqyeshme. Nëse një afroamerikan paraqitet si personazh me tipare negative, është gjithashtu e papëlqyeshme nga masa.
Të rinjtë i konsiderojnë mediat sociale si “orgjinale”, përfshirë edhe TikTokun (edhe pse prej tij shumë shpesh ka më shumë dezinformata, krahasuar për shembull me Google).
Studimi vjen pasi komedia “No Hard Feelings” ku luan aktorja Jennifer Lawrence, filloi të shfaqej në platformën “Netflix” dhe ndezi një debat nëpër rrjete sociale rreth skenës lakuriq të fitueses së “Oscars” dhe ngriti pikëpyetje nëse një gjë e tillë ishte e nevojshme.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi