Lifestyle

Studim: Më shumë se një pije alkoolike në ditë rrit rrezikun për sëmundje të zemrës te gratë

pije

Një studim i ri ka treguar se gratë që pinë më shumë se tetë pije alkoolike në javë, ose më shumë se një në ditë, janë në rrezik më të madh për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës se ato që pinë më pak.

Studimi nga Kolegji amerikan i Kardiologjisë ka arritur të identifikojë lidhjet mes pirjes së alkoolit me sëmundjen e zemrës.

Studiuesit përdorën të dhënat e 432 mijë njerëzve nga mosha 18 deri në 65 vjeç të cilët ishin trajtuar në spital dhe që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës apo infarktit. Nga ta, 243 mijë ishin burra e 189 mijë ishin gra.

Përgjatë një periudhe 4-vjeçare studiuesit gjetën se 3,108 individë ishin diagnostikuar me sëmundje të zemrës dhe rreziku rritej me nivelin e lartë të konsumit të alkoolit, raportoi NYP. 

Gratë që raportuan për konsum më të lartë të alkoolit prej 8 e më shumë pijesh në javë kishin një rrezik prej 33%-51% më të lartë për sëmundje të zemrës, krahasuar me ato me konsum më të ulët.