Shumë prej femrave iu ka ndodhur që të harxhojnë më shumë se 20 minuta, duke i bërë flokët kaçurrela te frizeri ose në kushte shtëpi, por ato u janë lëshuar menjëherë pas disa orësh e madje, edhe minutash.
Në fakt, ky nuk është faji i tyre, pasi që kaçurrelat kanë të bëjnë me gjenetikën dhe mënyra se si flokët e kanë formën nuk ka të bëjë fare me to.
Profesionistët e flokëve sqarojnë se kaçurrelat, përveç pjesës gjenetike, kanë të bëjnë edhe me një pjesë teknike. Njëra prej tyre, Blerina Gojani- Ukmata, nga Qendra “Estethica” thotë se forma e rrënjës së flokut tuaj përcakton llojin e flokut që keni.
“Nëse rrënja është në formë rrethi, ju do të keni flokë të drejta. Nëse rrënja juaj është në formë të lakuar, do të keni flokë kaçurrela natyrale. Për fat të keq, keni ato flokë që ju kanë qëlluar dhe nuk mund t`I ndryshoni ato. Pra, çfarë do të thotë nëse kur dëshironi t`i shtoni kaçurrelat tuaja? Kjo do të thotë se duhet të qëndrojnë ashtu”, shtjellon ajo.
Pa marrë parasysh se sa nxehtësi përdoret për t`i bërë kaçurrela, Gojani-Ukmata thotë se ato prapë prishen dhe nuk bëhen. Mirëpo, duke përdorur përzierjen e mjeteve të duhura, si dhe produktet e nevojshme, mund t`ju bëjë që të keni pamje pak më të qëndrueshme.
Lëreni flokët të thahen pas larjes
Kjo nënkupton, sipas profesionistes që flokët t`i lani së paku një natë përpara. Kjo mënyrë, sipas saj është ideale, meqë vajrat natyrale I bëjnë flokët më të adaptueshëm. “Thënë shkurt, flokët me pak vaj natyral i mbajnë kaçurrelat shumë më mirë sesa flokët e sapo lara. Dhe, mos përdorni zbutës të flokëve, pasi që e vështirëson qëndrimin e tyre”, këshillon ajo... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)