Lifestyle

Soda e bukës ndihmon për të përshpejtuar rritjen e flokëve

Soda e bukës është një nga përbërësit me përdorim më të gjerë, përveçse e pazëvendësueshme në recetat e gatimit, soda është e pakrahasueshme, për nga vetitë, edhe në shumë receta bukurie që mund të bëhen në shtëpi, por edhe në pastrim.

Sot kemi zgjedhur që ta përfshijmë pluhurin e bardhë në një recetë shampoje që po gjen përdorin më shumë vende të botës. Së fundmi, po shtohen edhe njerëzit e famshëm që po heqin dorë nga shampoo me kimikate e që zgjedhin përzierjen me sodë, për të jetuar shëndetshëm. Në këtë rast, përveçse i ushqeni flokët, ndihmoni edhe në rritjen e tyre, transmeton rtk.

Receta e shampoos me sodë buke

Bëni një përzierje me një lugë gjelle sodë buke dhe 2-3 lugë ujë. punojeni deri sa të marrë trajtë kremoze, si ajo e shampoos. Aplikojeni shampon në flokët e lagur dhe masazhojini per disa minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.