Studimi i ri sugjeron se vetëm pesë minuta me më shumë ushtrime mund ta ulin tensionin e lartë të gjakut.
“Inkoorporimi i vetëm pak minutave më tepër në ushtrimet e përditshme mund të ketë ndikim tek niveli i qarkullimit të gjakut”, ka thënë autorja e studimit Jo Blodgett, nga University Collage në Londër, ka shkruar CNN.
Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 15 mijë njerëzve, të cilët kanë mbajtur pajisje që mbikëqyrin apo monitoronin aktivitetin e tyre si dhe tensionin e gjakut. Të dhënat e studimit u publikuan në revistën “Circulation”.
Aktivitetet ditore janë ndarë në gjashtë kategori: gjumi, qëndrimi ulur, ecja e ngadaltë, ecja e shpejtë, ndenja në këmbë dhe ushtrimet më intensive. Studiuesit i përdorën këto të dhëna në mënyrë që të vlerësonin ndikimin që ka zëvendësimi i kohës së kaluar ulur me aktivitete të tjera.
Studimi ka gjetur se ushtrimi pesë minuta më shumë brenda ditës kishte lidhje me uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe 10 apo 20 minuta më shumë stërvitje kishin lidhje me rezultate domethënëse për shtypjen e gjakut.
“Ndryshimet domethënëse në shtypjen e gjakut mund të nënkuptohet e ulin rrezikun nga sëmundjet dhe sulmi në zemër”, ka thënë doktoresha Susan Cheng, kardiologe në Cedars-Sinai Medical Center në Los Angeles, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
Ajo ka cekur se studimi ofron informacion mjaft të detajuar se çfarë ndikimi në presion të gjakut mund të sjellin vetëm pesë minuta shtesë tek ushtrimet e përditshme fizike.
Të qëndruarit ulur për kohë të gjatë
Studime të mëparshme që janë bërë për dekada me radhë kanë treguar se aktiviteti fizik ka lidhshmëri me presion optimal të gjakut.
Bashkautori i studimit, doktori Mark Hamer ka thënë se ky studim është i veçantë sepse përmban rezultatet nga mbikëqyrja e jetës së përditshme e njerëzve, e jo monitorim përmes ndonjë programi të caktuar ushtrimesh.
“Vështirësitë e studimeve të këtilla është se ani pse punojnë për të ulur presionin e gjakut, kur njerëzit e përfundojnë programin e ushtrimeve zakonisht shkojnë e rikthehen në zakonin e të qëndruarit ulur”, ka thënë Hamer.
Cheng gjithashtu ka cekur se studimi ka treguar se njerëzit kalojnë shumë kohë duke qëndruar ulur.
“Të dhënat tregojnë se një person në moshë të mesme qëndron ulur për rreth 11 orë në ditë, rreth tri orë duke qëndruar në këmbë, 1-2 orë duke ecur ngadalë dhe mesatarisht shpenzojnë 15 deri në 16 minuta duke bërë ndonjë aktivitet fizik”, ka thënë Cheng.
Më shumë se veç një ecje në park
Studimi është i tipit mbikëqyrës, gjë që do të thotë se mund të tregojë lidhshmërinë që kanë çështjet ndër vete, por nuk thotë në mënyrë të prerë se “aktiviteti i shtuar përmirëson nivelin e presionit të gjakut”.
Rezultatet e studimit janë mjaft bindëse për Changun. Ajo ka thënë se do t’i referohet këtij studimi kur bëhet fjalë për shtimin e aktiviteteve fizike tek pacientët që duan ta përmirësojnë gjendjen e presionit të gjakut.
Ajo gjithashtu ka cekur se ka ndryshim të vogël në të dhënat që tregojnë se të qëndruarit ulur mund të jetë më keq për tensionin e gjakut tek gratë sesa tek burrat.
“Kjo gjë më bën të mendoj se të dhënat e përgjithshme të studimit janë të rëndësishme për të gjithë të rriturit, sidomos për gratë”, ka thënë Cheng.
Sidoqoftë, përgjigjja për tension më të ekuilibruar të gjakut mund te jetë “më shumë se veç një ecje në park”.
“Kur koha e kaluar ulur është zëvendësuar me aktivitete që nuk kanë intensitet të lartë, të tilla si gjumi, qëndrimi në këmbë apo ecja, të cilat kërkojnë riformulim të kohës brenda një ditë në mënyrë që të ketë ndikim në presionin e gjakut (nëse do të mund të kishte ndonjë ndikim)”, ka thënë Bodggett.
Ajo ka shtuar se fokusimi tek zëvendësimi i kohës së kaluar ulur me pak kohë të kaluar duke bërë aktivitete me intensitetit të lartë apo ushtrime çdo ditë, mund të jetë strategji që të mund të konsiderohet më shumë si arritje në këtë drejtim.
“Një rregull e mirë e ushtrimeve konsiderohet të jetë ajo pikë kur personi mbetet pa frymë dhe nuk mund të flasë rrjedhshëm apo të krijojë fjali të plota”, ka thënë doktori Shaan Khurshid nga Harvardi, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
Blodgett ka thënë se fatmirësisht, ndikimi më i madh u pa tek ata që patën shumë pak aktivitet, gjë që do të thotë se çdo njeri do të mund të fillojë gradualisht.
“Nëse aktualisht po bëni pak ushtrime me intensitet të lartë, aspironi të rrisni këtë aktivitet për pesë minuta më shumë brenda ditës dhe ta rrisni këtë kurdo që mundeni”, ka thënë ajo.