Ekspertët e festave kanë rekomanduar se duhet të normalizohet fakti që në vend të dhuratave të kushtueshme të çohen të holla, sa do e vogël të jetë shuma.
Organizuesja e festave të ditëlindjeve për fëmijë, dekoruesja Jessie Tanner ka treguar se të ftuarit që kanë sjellë të holla në vend të dhuratave, kanë sjellë shumë më shumë dobi, si për prindin ashtu edhe për fëmijën. Kjo sepse fëmija që ka ditëlindjen do të dalë vetë pastaj e të zgjedhë se çfarë dëshiron të blejë me ato të holla.
“Edhe më i mirë është fakti që një fëmijë të i grumbullojë të gjitha të hollat e të shkojë në ndonjë udhëtim për shembull”, ka thënë Tanner, që edhe vet është nënë.
Këtë ide e kanë mbështetur edhe shumë prindër, për të cilët kjo gjë ua ka lehtësuar gjërat.
“Shumë u lehtësova kur e pashë ftesën e ditëlindjes së shokut të djalit, aty thuhej ‘Ju lutem mos u brengosni për dhurata! Nëse doni të sillni diçka me patjetër, sillni vetëm pesë dollarë!’”, ka thënë babai i një fëmije, festa e shokut të të cilit ishte organizuar në kopsht.
Një tjetër nëne gjithashtu i ka ndihmuar shumë kjo gjë. Ajo ka postuar një video në TikTok ku tregon së sa mirë është ndjerë pasi kishte shkruar në ftesë të ditëlindjes së binjakëve të saj, që të ftuarit të sillnin të holla.
“Ne mblodhëm një shumë të konsiderueshme parash, me të cilat dolëm e u kënaqëm duke i shpenzuar në mënyra të ndryshme”, ka thënë nëna, Madison Barbosa.
Videoja e saj u komentua nga shumë prindër të tjerë, duke e quajtur idenë “gjeniale”.
Gjëja kryesore sipas organizuesve të festave është zgjedhja e vendit.
“Një ndër gjërat e para që duhet të bëni është të zgjidhni vendin ku doni ta mbani festën”, ka thënë organizuesja.
Sipas saj nëse zgjidhet vendi së pari gjithçka pastaj është më e qartë rreth shpenzimeve të tjera, si për shembull dekorimet.
Ndër të tjera organizuesja ka thënë se ushqimi më i mirë për një festë fëmijësh janë picat dhe patatinat.
“Fëmijët kur shkojnë në festë nuk duan të hanë, por të luajnë apo të vallëzojnë. Pra gjëja e fundit që ju bie ndërmend është të ulen e të hanë. Picat janë të përshtatshme sepse mund të merren me copë në dorë”, ka thënë ajo.
“Unë ju rekomandoj që të planifikoni një aktivitet të fortë”, ka thënë Taner, duke shtuar se shumë aktivitete mund të jenë dërrmuese për fëmijët që duan vetëm të luajnë dhe të socializohen.
Sipas saj sa më i mirë të jetë aktiviteti aq më shumë do të jenë të kënaqur edhe prindërit.
Dhe këshilla e fundit por më e rëndësishmja nga Tanner është se duhet të konsiderohet mosha e fëmijës.
“Prej moshës 4 vjeçare fëmijët do të mbajnë më shumë në mend se si e kanë kaluar ditëlindjen. Pra nuk rekomandoj shpenzime të mëdha për prindërit fëmijët e të cilëve mbushin një vjeç, dy e tri”, ka thënë ajo.