Rreth 11.5 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht vuajnë nga aknet, ka treguar një studim i kryer nga “Click2pharmacy”, raportoi të dielën “The Sun”.
Ndërkohë, mbi një e treta kanë vuajtur nga aknet në një moment të jetës së tyre, sipas hulumtimit.
I njëjti studim zbuloi gjithashtu se në 12 muajt deri në janar të vitit 2022, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli shpenzoi 22.7 milion funte për trajtime aktuale për aknet.
David Jack është një mjek estetik dhe thotë se aknet e të rriturve janë një nga sëmundjet më të zakonshme të lëkurës që vërehet në moshën e rritur.
Ai tha si një gjendje inflamatore e lëkurës "shpesh shkaku nuk është i qartë, por në disa njerëz do të ketë shkaqe të identifikueshme që shkaktojnë shfaqjen e gjendjes".
Sipas tij, aknet janë të lidhura me kolonizimin e lëkurës të një bakteri të njohur si P. Acne (ose C. Acne) në gjëndrat e bllokuara, e cila shkakton inflamacion dhe një cikël vicioz të pikave të zeza dhe të bardha.
Faktorët e stilit të jetesës si duhani, nivelet e stresit, historia familjare dhe përdorimi i kujdesit për lëkurën janë të gjithë të mundshëm që shkaktojnë puçrra fytyre.
David thotë se njerëzit që kanë pasur akne në adoleshencë, statistikisht janë në rrezik më të lartë që të përballen me to edhe si të rritur.
Ai thotë se mendohet se potencialisht lidhet me faktorë dietik që lidhen me ushqimet që mund të shkaktojnë inflamacion.
“Lidhje me aknet mund të ketë konsumi i lartë të produkteve me bazë shtazore, veçanërisht të qumështit. Produktet e qumështit në veçanti mendohet se përmbajnë nivele më të larta të komponimeve të ngjashme me hormonet seksuale, si dhe janë relativisht inflamatore në zorrë, gjë që besohet se shkakton rritje të niveleve të inflamacionit në lëkurë”, shton doktor Davidi.
Për të luftuar aknet, David thotë se mudn të përdoren prebiotikët.
“Prebiotikët përfshijnë ushqime të fermentuara si perimet turshi, perime të papërpunuara, veçanërisht preshët, qepët, si dhe hudhra të papërpunuara”, thotë ai. “Ushqimet e pasura me antioksidantë përfshijnë fruta dhe perime me ngjyra të ndezura, gjethe jeshile, bishtajore dhe çajra të caktuar”, shtoi ai.
Këto mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të akneve.
"Unë në përgjithësi do t'i këshilloj njerëzit që të shmangin ushqimet me sheqer, të përpunuara dhe, megjithëse nuk ka ende prova përfundimtare për këtë, një dietë të ulët në mish, veçanërisht mish të përpunuar."
Ai paralajmëron gjithashtu se ushqimet që janë gatuar me procese ngrohjeje të thatë, si p.sh. skuqja dhe pjekja në skarë, janë përgjithësisht të larta në molekula reaktive dhe produkte fundore të glikimit të avancuar, kështu që teknikat e gatimit si avullimi mendohet të jenë më të mira.
David thotë se ka "prova të forta" që mbështesin përdorimin e disa antioksidantëve oralë për shëndetin e lëkurës. Kjo përfshin vitaminën C dhe E, acidet yndyrore Omega-3, retinoidet (siç është vitamina A) dhe metalet (siç është zinku).
Gjumi, ushtrimet dhe pushimi i mjaftueshëm është gjithashtu i rëndësishëm. Disa produkte dhe përbërës ofrojnë një qasje më të synuar dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e akneve. Doktor Davidi rekomandon të kërkohet një pastrues që përmban peroksid benzoil.