Lifestyle

Si mund të largohen fëmijët nga përdorimi i telefonit?

Fëmijët dhe telefonat

Fëmijët dhe telefonat

Prindërimi në epokën e përdorimit të telefonave të mençur është sikur të bëhet një test pa asnjë përgjigje të saktë, shkruan “USA Today”.

Deri tani dihet se teprimi i qëndrimit para ekraneve mund të ketë ndikim negativ tek shëndeti mendore i fëmijëve, zhvillimi i trurit dhe sjellja.

Por tani është vera, ndërkohë që fëmijët nuk kanë obligime shkollore, prindërve u duhet të kryejnë punët e tyre, fëmijët bëhen të pa-menaxhueshëm dhe shtrohet pyetja se është në të vërtetë aq keq që të lihen fëmijët të rrinë pak në telefon?

Po, keq është, nuk është edhe aq mirë!

Sa kohë qëndrimi në telefona është e tepërt për fëmijët?

Ekspertë nga e gjithë bota pajtohen se teprimi i qëndrimit para ekraneve të pajisjeve elektronike i dëmton fëmijët e të gjitha moshave.

Shpesh, përdorimi i rrjeteve sociale është krahasuar me dëmin që shkakton duhani e alkooli në organizëm, duke thënë se platformat mund të dëmtojnë shëndetin, sidomos atë mendor, te të rinjtë. Shkollat nëpër botë kanë filluar të ndalojnë përdorimin e pajisjeve të mençura.

Ekspertët kanë bërë listën e gjërave që nuk duhet bërë:

1. Nuk duhet lënë fëmijët nën moshën 18 muajsh të kenë qasje në telefona apo iPad, përveç kur kanë thirrje me kamerë për të komunikuar me familjar.

2. Fëmijët nën moshën 5 vjeçe nuk duhet ta këqyrin telefonin për më shumë se një orë në ditë si dhe në atë orë duhet të shohin program kualitativ.

3. Nuk duhet lënë fëmijët të shikojnë telefonin ndërkohë që ju nuk e dini se çfarë janë duke shikuar. Duhet të monitorohen.

4. Nuk duhet lënë fëmijët nën moshën 13 vjeçe të përdorin rrjete sociale.

5. Nuk duhet të përdoren telefonat për ta qetësuar fëmijën kur është jashtë kontrollit.

Pse disa prindër i injorojnë paralajmërimet për dëmet e telefonave?

Problemet me qëndrimin në telefona apo shikimin e programeve të ndryshme janë të shpeshta, e bëhen edhe më intensive gjatë muajve të nxehtë. Jo pse njerëzit nuk duan të jenë prindër të mirë, por në shumë raste, nuk është e mundshme. Obligimet, karriera dhe jeta e përditshme nuk ndalen kur lind fëmija. Si rezultat shumë prindër i lejojnë fëmijët të kalojnë kohë para ekraneve, ndërkohë që ndihen shumë keq rreth këtij fakti.

“I bën të ndihen të tmerruar e shumë në faj, por thjesht nuk dinë se si të veprojnë”, ka thënë doktor Michael Rich, drejtor në spitalin e Bostonit.

Doktori gjithashtu ka thënë se pajisjet teknologjike duhet të përdoren në mënyrë të mençur.

“Ndërkohë që fëmijët kanë ndonjë kërkesë, mundohuni të jeni prezent, e të mos e këqyrni as ju telefonin si prindër. Fëmijët duhet të lihen të luajnë vet, të mos i zgjidhim problemet e tyre ndërkohë që janë duke luajtur me dikë tjetër”, ka thënë ai.

Pra fëmijët duhet të mbrohen, të monitorohen nga distanca ndërkohë që luajnë lirshëm. Ata duhet t’i zgjidhin problemet vetë dhe të bëhen të gjindshëm e të përgatiten edhe për situata që nuk janë të drejta.

Ekspertët nga mbarë bota rekomandojnë që familjet të dalin në piknik, të shkojnë të ecin ndërkohë që fëmijët ngasin biçikletën apo aktivitete të tjera të thjeshta.

“Kur fëmijët largohen nga telefoni, janë të çliruar. Ndihen më mirë. ndihën më në paqe me  vetveten”, ka thënë Rich.

Ai ka rekomanduar që të vihen edhe disa rregulla të thjeshta, si për shembull: “jo telefonat në tavolinë të bukës”, “jo telefonat në dhomë të gjumit”, apo edhe në vende të tjera ku prindërit e vlerësojnë së nuk duhet të shikohet telefoni.

Përveç rregullave “jo” duhet të vendoset edhe koha se kur mund të shikohet telefoni, kur koha të jetë më e përshtatshme për të gjithë rrethin.