Ndërsa shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e nyjave, ka disa pije që përgatiten në shtëpi e që lirojnë këto dhimbje, shkruan India.com.
Çaji i gjelbër njihet për vetitë antiinflamatore që ndihmojnë kundër dhimbjeve të artritit.
Kafja ka veti antiinflamatore dhe ndihmon kundër dhimbjes së nyjave.
Uji i ngrohtë me limon gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit, duke mënjanuar kështu dhimbjen e kyçeve.
Supat me eshtra të kafshëve përmbajnë sasi të bollshme të kolagjenit, gjë që ndihmon eshtrat e njeriut duke i bërë më të shëndetshme.
Lëngu i përgatitur në shtëpi me ananas, ndihmon nyjat. Ananasi përmban bromalinë, një enzime që ka veti antiinflamatore që ndihmon në uljen e dhimbjes së nyjave.
Duke pirë ujë të mjaftueshëm trupi hidratohet dhe e ka më të lehtë përballimin e këtyre dhimbjeve.
Përgatitja e pijeve me fruta në shtëpi, përveç që ndihmon me dhimbjen e kyçeve, do të ndihmojë edhe në shumë aspekte të tjera shëndetësore.