Thonjtë e shëndetshëm janë pasqyrim i shëndetit individual në përgjithësi. Thonjtë, kur janë të rregulluar si duhet i bëjnë duart të duken bukur. Në mënyrë që thonjtë të jenë të shëndetshëm e duart të jenë të pastra ka disa këshilla bazike që duhet ndjekur, shkruan India.com
Së pari duhet të konsumohet ushqim i shëndetshëm, sepse ushqimi që konsumohet reflekton në çdo gjë, edhe në thonj. Kur konsumohet ushqim i pasur me vitamina e minerale, si frutat e perimet, thonjtë do të përfitojnë nga këto vlera ushqyese.
Së dyti organizmi duhet të qëndrojë i hidratuar. Pirja e mjaftueshme e ujit, ndihmon thonjtë të qëndrojnë të shëndetshëm e të mos thyhen.
Së treti është e këshillueshme që të gjitha pastrimet të kryhen me doreza në mënyrë që kemikalet e ndryshme të mos u shkaktojnë dëm thonjve. Dorëzat përveç që mbrojnë thonjtë, mbrojnë edhe lëkurën e duarve nga dëmet e kemikaleve të ndryshme.
Së katërti, thonjtë duhet prerë në mënyrë që të mos mbartin papastërti. Preferohet që thonjtë të mbahen të shkurtë për shkak se kujdesi ndaj tyre lehtësohet duke mos lejuar të bëhen të papastër dhe nuk thyhen lehtë.
Këshilla e pestë është largimi i thonjve artificialë sepse përveç që mbledhin papastërti, thonjtë artificialë mund të shkaktojnë dëmtime në thonj pasi ngjiten me ngjitës të fortë.
Këshilla e gjashtë është t’i kushtohet kujdes kutikulave duke mos i shtyrë shumë për shkak së mund të krijohen zbrazëtira, në të cilat mund të depërtojnë baktere të ndryshme duke krijuar infeksione.
Këshilla e shtatë është lyerja e duarve dhe thonjve me kremra adekuate pasi aplikimi i kremrave e mban lëkurën e duarve të hidratuar, të butë e të shëndetshme duke e mbrojtur nga faktorët dëmtues.