Lifestyle

Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë edhe në indet e trurit

Mikroplastika

Mikroplastika

Shkencëtarët po gjejnë gjithnjë e më shumë mikroplastikë në organet e trupit të njeriut, përfshirë trurin, gjë që ka nxitur studiuesit të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes nga plastika.

Në disa studime që janë bërë së fundmi janë gjetur copëza mikroplastike në mushkëri, placentë, organe riprodhuese, mëlçi, veshka, në nyjat e gjunjëve e bërrylave, enët e gjakut si dhe në palcë të eshtrave, shkruan The Guardian.

“Pas këtyre gjetjeve, shkencëtarët, të alarmuar, kanë thënë se është e domosdoshme të deklarohet urgjenca globale për t’u përballur me ndotjen nga plastika”, ka thënë Sedat Gundoglu, nga Universiteti Cukurova në Turqi.

Njerëzit janë të ekspozuar ndaj mikroplastikakve, që definohen si fragmente më të vogla në diametër se 5 milimetra dhe kemikaleve që përdoren për krijimin e plastikës nga shpërndarja e madhe e plastikës që po bëhet në hapësirë, ujë e edhe ushqim.

Copëzat e rrezikshme të mikroplastikës brenda trupit të njeriut ende nuk njihen mirë nga shkenca. Studimet e fundit vetëm sa kanë filluar të sugjerojnë se këto copëza mund të rrisin rrezikun për çrregullime të ndryshme shëndetëosore, si stresi oksidativ, i cili mund të qojë në dëmtim të qelizave dhe inflamacion, si dhe në sëmundje kardiovaskulare.

Studimet që u bën në kafshë, gjetën lidhshmëri në mes të mikroplastikës dhe problemeve me pjellorinë, disa lloje të kancerit, pengim i gjëndrës endokrine dhe sistemit imunitar, probleme në të nxënë dhe problem me kujtesë.

Aktualisht në SHBA nuk është e rregulluar se si ushqimet apo uji të kontrollohet nga institucionet për përbërjen e tyre dhe praninë e mundshme të copëzave të plastikës. Agjencia për mbrojtjen e ambientit është duke përpilaur një lloj udhëzuesi për matjen e tyre dhe ka dhënë grante për të zhvilluar mënyra të reja për detektimin e tyre në mënyrë të shpejtë, që nga viti 2018.

“Gjetja e plastikës çdo ditë në më shumë e më shumë organe të trupit të njeriut vë në pah shumë shqetësime, pasi që e dimë çka shkakton plastika, pas studimeve që i bëmë në kafshë, studimeve në qelizat njerëzore, dhe studimeve epidemiologjike që janë duke u bërë”, ka thënë Bethanie Carney Almroth, ekotoksikologe në Universitetin e Gothenburgut në Suedi.

Ajo ka thënë se kjo “është frikësuese”.

Në studimin e fundit, që u publikua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, studiuesit janë shqetësuar veçanërisht për grumbullimin e copëzave të plastikës në mostrat që morën nga truri.

Kur ekzaminuan, mëlçinë, veshkat dhe trurin e trupave mbi të cilët kanë bërë autopsi, të gjitha organet patën mikroplastikë, por 91 mostra të trurit përmbajtën rreth 10 deri në 20 herë më shumë se organet e tjera.

“Rezultatet ishin shokuese për shkencëtarët”, ka thënë autori i studimit Matthew Campen, toksikolog në Universitetin e New Meksikos.

Studiuesit gjetën se mesatarisht 0.5 për qind e peshës së 24 mostrave të trurit, që u morën në fillim të vitit 2014, ishte plastikë.

“Është alarmuese! Në trurin tonë ka më shumë plastikë se që e kam imagjinuar ndonjëherë”, ka thënë Matthew Campen, nga Universiteti i New Meksikos.

Studimi shpjegon se truri është organi më i ndotur nga mikroplastika që është studiuar deri më tani.

12 mostra të trurit u morën nga njerëzit që kishin vdekur e që kishin pasur demencë, përfshirë Alzhaimerin.  Mostrat tregonin se secili prej tyre përmbante 10 herë më shumë plastikë se sa një tru i shëndetshëm.

Campen ka thënë se nuk e di se sa sasi të plastikës mund të përmbajë truri pa shkaktuar telashe.

Studimi gjithashtu ka gjetur se sasia e mikroplastikës që u gjet në tru është 50% më e lartë se sa sasia që është gjetur në vitin 2016, duke sugjeruar se koncentrimi i mikroplastikës në trurin e njeriut po rritet me ritmin që ndotet toka nga mikroplastika.

“Është konsistente me atë që po ndodh në ambient”, ka thënë Campen.

Almroth, duke iu referuar membranave që nuk lejojnë depërtimin e patogjenëve e kemikaleve në sistemin qendror nervor, ka thënë se truri nuk është edhe aq mirë i mbrojtur sa është menduar.

Mikroplastika gjendet në placentën e foshnjave të palindura - KOHA.net

Mikroplastika po konsiderohet si njëri nga shkaktarët e kancerit te të rinjtë - KOHA.net

Pesë burime të mikroplastikës që gjenden në shtëpi e që duhet evituar - KOHA.net

Ndikimi i mikroplastikës në tru - KOHA.net

Si po ndikon ndotja e ajrit te cikli i hershëm menstrual - KOHA.net