Lifestyle

Pse rrezikohet shëndeti nëse dilni me flokë të lagur

Larja e flokëve

Ka shumë kohë që qarkullon teoria që dalja në ambient të jashtëm pasi keni pastruar trupin ose flokët e rrezikon shëndetin. Madje, përmendet fakti që organizmi mund të pësojë ftohje të brendshme. Në krejt këtë diskutim ka shumë të pavërteta, por edhe mite.

Në një artikull të revistës “Lancet”, artikull të cilin e rekomandon roboti ChatGPT, thuhet se dalja jashtë menjëherë pas pastrimit mund të rrezikojë shëndetin, sidomos nëse temperaturat janë të ulëta. Organizmi në këtë rast përballet me ndërrim të menjëhershëm të temperaturave, duke bërë që të rritet ndjeshmëria trupore.

Revista thekson faktin se nëse dilni në mjedis të ftohtë ose të lagësht dhe me erë të fortë, mundet që flokët të mos thahen shpejt, duke bërë që trupi të humb balancën e temperaturës. Kjo bën që të ketë ulje të imunitetit, duke rrezikuar organizmin të preket nga infeksionet apo gripat.

Pra, kur trupi i ekspozohet kushteve të ftohta, mund të ketë ndikim të menjëhershëm, duke çuar edhe në rritjen e stresit. Gjithashtu ka mundësi që trupi të jetë më i dëmtueshëm nga infeksionet e lëkurës, pasi lëkura e lagur në ambient të ftohtë rrezikohet më lehtë. Në disa raste, flokët mund të rrezikojnë të preken nga myku nëse nuk janë tharë si duhet.

Kjo nuk vlen në të gjitha rastet. Në ditët me diell dhe me temperatura verore, trupi di të reagojë më lehtë dhe të mos jetë i rrezikuar.