Pothuajse çdo funksion trupor është programuar për të vepruar në kapacitetin e tij të plotë në momente të caktuara të ditës. Kur perëndon dielli, trupi e ndjen se koha e gjumit po afrohet, truri çliron më pak hormone stresi dhe ngadalëson organet tretëse.
Por sistemi imunitar është ai që zgjohet dhe bëhet më i aktiv. Qelizat imunitare kanë për qëllim zbulimin dhe shkatërrimin e patogjenëve të ndryshëm si p.sh. viruset.
“Qelizat imunitare mund të shkaktojnë acarim dhe inflamacion, gjë që përfundon duke i keqësuar simptomat e frymëmarrjes natën”, ka thënë dr. Diego Hijano, specialist i sëmundjeve ngjitëse për New York Times.
Rënia e hormoneve të stresit mund ta përkeqësojë problemin, pasi ilaçet mund të qetësojnë në mënyrë efektive inflamacionin.
Ekspertët gjithashtu theksojnë një faktor tjetër të rëndësishëm: simptomat e kollës dhe të ftohtit janë më të këqija kur jeni shtrirë sepse mukoza bie në pjesën e prapme të fytit.
“Gjatë gjithë ditës, grumbullimi i mukozës është më pak problematik, sepse graviteti ndihmon largimin kur qëndroni drejt dhe lëvizni”, ka thënë dr. Huan Kiriboga-Hurtado, specialist i mjekësisë familjare në Keck Medicine të Universitetit të Kalifornisë Jugore.
Ekspertët rekomandojnë gjëra të thjeshta, si pirja e shumë lëngjeve gjatë gjithë ditës për mukozën e hollë dhe përdorimi i një spërkatësi hundësh për të pastruar një pjesë të mukozës.
Të tjerë sugjerojnë përdorimin e shurupeve të kollës me shije mente ose spërkatje fyti për të siguruar një ndjesi ftohjeje në fyt dhe për të larguar irritimin.