Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet.
Hipertensioni
Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma.
Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik dhe të hanë më shumë fruta.
Kolesteroli i lartë
Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut.
Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë.
Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të 70-at.
Artriti
Artiti e bën të vështirë jetën e një 60-vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet.
Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.
Perdja e syrit
Me kalimin e kohës, syri i një personi në të 70-at formon perden e cila pengon shikimin.
Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.
Humbja e dëgjimit
Humbja e dëgjimit është një faktor rreziku i demencias, depresionit dhe shumë sëmundje të tjera.
Ajo mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në mënyrën e të jetuarit.
Rregulli kryesor është që veshët duhet të jenë të pastruar nga dylli.
Në këtë moshë, mbajtja e pajisjeve të dëgjimit është e paevitueshme megjithatë njerëzit duhet të sigurohen që janë pajisje cilësore.
Osteoporoza
Osteoporoza është sëmundje që gërryen kockat dalëngadalë, duke shkaktuar dëme të pariparueshme.
Në moshën e tretë, kockat humbin shumë prej dendësisë së tyre.
Ekspertët këshillojnë marrjen e vitaminës D në formën e suplementit.
Pagjumësia
Me kalimin e viteve, njeriu e ka të vështirë të bëjë një gjumë të mirë e të flejë 8 deri në 9 orë.
Megjithatë, në të shtatëdhjetat kjo nuk është problem deri në momentin që njeriu ndihet i lodhur gjatë ditës.
Ekspertët nuk rekomandojnë ilaçe për gjumë, përveç melatoninës e cila është hormone i gjumit.
Rregulli i artë në këtë moshë dhe jo vetëm është që nëse nuk arrini të flini brenda gjysmë ore, atëherë mos rrini në shtrat dhe përpiquni sërish më vonë. /Agroweb