Uji i gazuar mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës, duke inkurajuar trupin që ta djegë sheqerin, thuhet në një hulumtim, raporton “The Sun”.
Dyoksidi i karbonit në flluska mund t’i detyrojë qelizat e kuqe të gjakut të konsumojnë glukozë përpara se të kthehet në yndyrë, thuhet në hulumtimin.
Doktori Akira Takahashi, një specialist për veshka, tha që njerëzit e dobët në peshë shpesh pinë ujë të gazuar, sepse është më ngopëse se sa uji normal.
Ai tha se mund të ndihmojë uji i gazuar në humbje të peshës, për shkak të niveleve të aciditetit të gjakut.
Takahashi, nga Spitali i Neurokirurgjisë Tesseikai, tha se trupi konverton në bikarbonat dyoksidin e karbonit që gjendet në flluska, duke e bërë gjakun më pak acidik dhe më alkalik. Por, ai e pranoi se teoria ka nevojë ende për studime njerëzore.
Takahashi shkroi në revistën “BMJ Nutrition Preventon and Health”: “Dyoksidi i karbonit në ujin e gazuar mund të nxisë humbjen e peshës, duke e rritur glukozën dhe metabolizmin në qelizat e kuqe të gjakut. Megjithatë, uji i gazuar nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe”.
Ai gjithashtu paralajmëroi për efektet anësore të padëshiruara të konsumit të tepërt, duke përfshirë fryrjen në bark.
Si funksionon uji me gaz në trup
Kur konsumohet uji me gaz, CO2 (dyoksid karbonit) absorbohet në enët e gjakut në stomak. Ky proces ndihmon në mbajtjen e balancës së pH-së dhe konverton CO2 në jone bikarbonat, të cilat rrisin alkalozën në qelizat e kuqe të gjakut dhe përshpejtojnë konsumimin e glukozës, duke ulur nivelet e saj.
Nuk shkakton humbje të madhe të peshës
Një studim i botuar në "BMJ Nutrition, Prevention & Health" ka sugjeruar se, megjithëse CO2 ul nivelin e glukozës në gjak, nuk është i mjaftueshëm për të pasur humbje të rëndësishme të peshës trupore.
“Qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të ‘djegin’ plotësisht glukozën, dhe ajo do të riciklohet nga mëlçia”, ka thënë Keith Frayn, profesor në Universitetin e Oksfordit.
Ka shtuar se nëse pijet e gazuara do të ishin të lidhura me humbjen e peshës, kjo do të ndodhte më shumë për shkak të ndjesisë së ngopjes.
Çfarë duhet ditur për shëndetin optimal
Studiuesit kanë treguar se ata që pinë dy gota ujë para vakteve humbasin më shumë peshë sesa ata që nuk bëjnë kështu. Po ashtu, ata që zëvendësojnë pijet diatale me ujë gjithashtu kanë përfitime për humbjen e peshës.
Dietologia Lori Welstead, ka thënë se uji me gaz mund të ndihmojë ata që ndihen gjithmonë të uritur.
“Këta janë njerëzit që më thonë ‘Unë gjithmonë jam i uritur dhe po pres një ndërmjetësim’. Për ta, uji me gaz mund të ndihmojë shumë”, ka thënë ajo.
Një tjetër përfitim është se flluskat ndihmojnë në pastrimin e ezofagut dhe stomakut dhe mund të përmirësojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin tretës.
“Disa njerëz me metabolizëm të ngadaltë gjejnë se karbonizimi ndihmon në lëvizshmërinë e stomakut”, shtoi Welstead.
Megjithatë, ajo paralajmëron se konsumimi i tepërt i ujit me gaz mund të shkaktojë gazra dhe dhimbje abdominale, duke rekomanduar që të mos konsumohen më shumë se një ose dy shishe në ditë.