Shëndet

Përfitimet shëndetësore nga kërpudhat

kërpudhat

Kërpudhat njihen për përfitime të shumta shëndetësore dhe mund të jenë shtesë e mirë në përgatitjen e ushqimit përgjatë stinës së dimrit, raporton india.com.

Kërpudhat përmbajnë aminoacide dhe antioksidantë, të cilat parandalojnë dëmtimin e qelizave duke mbrojtur nga sëmundja e kancerit.

Kjo perime është efektive për të kontrollimin e kolesterolit në trup.

Përmbajnë vitaminë D, e cila është e mirë për t’i mbajtur eshtrat në formë të mirë.

Ato gjithashtu janë të pasura me përbërës që mbrojnë sistemit imunitar dhe ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Kërpudhat ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe si rezultat mbrojnë zemrën.

Ato mbrojnë edhe shëndetin e trurit si dhe mund të mbrojnë zorrët pasi mbrojnë bakteret e mira që qëndrojnë në zorrë.

Kërpudhat kanë pak kalori dhe janë të mira kur bëhet fjalë për peshën e tepërt.

Janë të pasura edhe me metale si bakri, i cili ndihmon shëndetin e mirë të flokëve.