Ndërkohë që trangujt janë shumë të mirë për shëndetin edhe farat e tyre përmbajnë shumë vlera ushqyese, raporton India.com
Farat e trangujve përmbajnë shumë ujë dhe ndihmojnë me hidratimin.
Ato janë burim i mirë i vitaminës K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e eshtrave.
Këto fara kanë shumë pak kalori, gjë që i bën të mira kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.
Përveç vitaminës K, farat e trangujve përmbajnë edhe vitaminat A e C, si dhe minerale si magnezi, kaliumi e fosfori.
Ato kanë shumë antioksidant, gjë që mund t’i parandalojë sëmundjet e zemrës.
Lignanet që gjenden në farat e trangullit, përmbajnë veti anti-kancerogjene.