Një ekspert i obezitetit pediatrik ka paralajmëruar se derisa fëmijët me obezitet duhet të trajtohen herët dhe intensivisht, ai shqetësohet se disa mjekë mund t'u kthehen shumë shpejt ilaçeve ose kirurgjisë. “Nuk është se jam kundër medikamenteve”, ka thënë Dr. Robert Lustig, specialist i vjetër në endokrinologjinë pediatrike në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. “Unë jam kundër përdorimit me dëshirë të këtyre ilaçeve pa adresuar shkakun e problemit”
Fëmijët që luftojnë me obezitetin duhet të vlerësohen dhe trajtohen herët dhe në mënyrë intensive, duke përfshirë medikamente për fëmijët deri në 12 vjeç dhe kirurgji për ata deri në 13 vjeç, sipas udhëzimeve të reja të publikuara.
Praktika e gjatë e “pritjes vigjilente” ose e vonimit të trajtimit për të parë nëse fëmijët dhe adoleshentët rriten ose e kapërcejnë vetë obezitetin vetëm e përkeqëson problemin që prek më shumë se 14.4 milionë të rinj në SHBA. Në rast se lihet i patrajtuar, obeziteti mund të çojë në probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe depresionin.
“Pritja nuk funksionon”
“Pritja nuk funksionon”, ka theksuar Dr. Ihuoma Eneli, bashkautore e udhëzimit të parë mbi obezitetin e fëmijërisë në 15 vjet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. “Ajo që ne shohim është një vazhdimësi e shtimit në peshë dhe gjasat që ata të kenë obezitet në moshën e rritur”.
Për herë të parë, udhëzimi i grupit përcakton moshat në të cilat fëmijëve dhe adoleshentëve duhet t’u ofrohen trajtime mjekësore si ilaçe dhe kirurgji - përveç dietës intensive, stërvitjes dhe ndërhyrjeve të tjera të sjelljes dhe stilit të jetesës, ka thënë Eneli, drejtore e Qendrës për Peshë të Shëndetshme dhe Ushqyerjes në Spitalin Mbarëkombëtar të Fëmijëve.

Në përgjithësi, mjekët duhet t’u ofrojnë medikamente adoleshentëve 12 vjeç e lart që kanë qasje ndaj barnave të përshtatshme për obezitetin dhe adoleshentëve 13 vjeç e lart me referime të rënda për obezitet udhëzim për kirurgji të humbjes së peshës, megjithëse situatat mund të ndryshojnë.
Udhëzimet po synojnë të rivendosin pikëpamjen e pasaktë të obezitetit si “një problem personal, ndoshta një dështim i zellit të personit”, ka theksuar Dr. Sandra Hassink, drejtoreshë mjekësore në Institutin AAP për peshën e fëmijëve të shëndetshëm dhe bashkautore e udhëzimeve të publikuara.
“Nuk ka ndryshim prej asaj kur keni astmë dhe ne ju ofrojmë një inhalator për ju”, ka thënë Hassink.
Të rinjtë që kanë një indeks të masës trupore që plotëson ose tejkalon përqindjen e 95-të për fëmijët e së njëjtës moshë dhe gjini konsiderohen obezë. Fëmijët që arrijnë ose tejkalojnë përqindjen e 120-të konsiderohen të kenë obezitet të rëndë. BMI-ja është një masë e madhësisë së trupit bazuar në një llogaritje të gjatësisë dhe peshës.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, obeziteti prek gati 20% të fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA dhe rreth 42% të të rriturve.
Problem biologjik
Udhëzimi i grupit merr parasysh se obeziteti është problem biologjik dhe se gjendja është sëmundje komplekse, kronike, ka treguar Aaron Kelly, bashkëdrejtor i Qendrës për Mjekësinë e Obezitetit Pediatrik në Universitetin e Minesotës.
“Obeziteti nuk është problem i stilit të jetesës. Nuk është sëmundje e stilit të jetesës”, ka theksuar ai. “Shfaqet kryesisht nga faktorë biologjikë”.
Udhëzimet vijnë pasi janë shfaqur trajtime të reja medikamentoze për obezitetin te fëmijët, duke përfshirë miratimin në fund të muajit të kaluar të Wegovy, një injeksion javor, për përdorim në fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Doza të ndryshme të barit, të quajtura semaglutide, përdoren gjithashtu me emra të ndryshëm për trajtimin e diabetit. Një studim i kohëve të fundit i botuar në New England Journal of Medicine ka zbuluar se Wegovy, i bërë nga Novo Nordisk, i ndihmoi adoleshentët të reduktonin BMI-në e tyre.
“Ajo që u ofron pacientëve është mundësia për të pasur edhe një indeks të masës trupore pothuajse normale”, ka sqaruar Fox, gjithashtu specialiste e menaxhimit të peshës në Universitetin e Minesotës. “Është si një nivel krejtësisht i ndryshëm përmirësimi”.
Ilaçi ndikon në mënyrën se si rrugët ndërmjet trurit dhe zorrëve rregullojnë energjinë, ka shpjeguar Dr. Justin Ryder, studiues i obezitetit në Spitalin e Fëmijëve Lurie në Çikago.
Përdorimi i ilaçeve pa adresuar problemin
“Funksionon në mënyrën se si truri dhe stomaku juaj komunikojnë me njëri-tjetrin dhe ju ndihmon të ndiheni më të ngopur se sa do të ishit”, ka theksuar ai.
Megjithatë, doza specifike të semaglutidit dhe ilaçeve të tjera kundër obezitetit kanë qenë të vështira për t’u marrë për shkak të mungesave të fundit të shkaktuara nga problemet e prodhimit dhe kërkesa e lartë, të nxitura pjesërisht nga të famshëm në TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale që mburren për humbje të peshës.
Përveç kësaj, shumë sigurues nuk do të paguajnë për mjekimin, i cili kushton rreth 1.300 dollarë në muaj. “E dërgova recetën dje”, ka thënë Fox. "Nuk është se po pres që sigurimi ta mbulojë atë”.
Një ekspert i obezitetit pediatrik ka paralajmëruar se derisa fëmijët me obezitet duhet të trajtohen herët dhe intensivisht, ai shqetësohet se disa mjekë mund t'u kthehen shumë shpejt ilaçeve ose kirurgjisë.
“Nuk është se jam kundër medikamenteve”, ka thënë Dr. Robert Lustig, specialist i vjetër në endokrinologjinë pediatrike në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. “Unë jam kundër përdorimit me dëshirë të këtyre ilaçeve pa adresuar shkakun e problemit”.
Vlerësimet individuale
Lustigu ka thënë se fëmijët duhet të vlerësohen individualisht për të kuptuar të gjithë faktorët që kontribuojnë në obezitet. Ai ka fajësuar prej kohësh sheqerin e tepërt për rritjen e obezitetit. Lustigu kërkon fokus të mprehtë në dietë, veçanërisht në ushqimet ultra të përpunuara që janë të larta në sheqer dhe të ulët në fibra.
Dr. Stephanie Byrne, pediatre në Qendrën Mjekësore, Cedars Sinai në Los Anxhelos, ka thënë se do të dëshironte më shumë kërkime rreth efikasitetit të ilaçit në një grup më të larmishëm fëmijësh dhe rreth efekteve të mundshme afatgjata përpara se të fillojë ta përshkruajë atë rregullisht.
“Unë do të doja ta shihja të përdoret në një bazë pak më të qëndrueshme”, është shprehur ajo. “Dhe do të më duhej që ai pacient të vinte shumë shpesh për t’u monitoruar”.
Në të njëjtën kohë, ajo përshëndeti njoftimin e ri të grupit për trajtimin e shpejtë dhe intensiv për obezitetin te fëmijët.
“Përfundimisht, mendoj se është arritur të kuptohet që dieta dhe ushtrimet nuk do të kryejnë punë për një numër adoleshentësh që po luftojnë me këtë – ndoshta për shumicën”, ka theksuar Byrne.
Përktheu: Blerta Haxhiu