Shkencëtarët kanë thënë se pas 50 vjetësh kanë gjetur një mënyrë të re për trajtimin e sulmin të astmës.
Injeksioni amortizon një pjesë të sistemit imunitar i cili mund të tejngarkohet nga sulmi i astmës dhe sëmundjes së mushkërive që njihet si sëmundje kronike obstruktive pulmonare (COPD).
Injeksioni që quhet, Benralizumab, tashmë është duke u përdorur në disa raste, por studimet e fundit sugjerojnë se do të mund të përdoret në mënyrë rutinore për rreth 2 milionë sulme të astmës në Britani çdo vit, ka shkruar BBC.
Ekipi i shkencëtarëve nga Kings Collage në Londër ka deklaruar se ilaçi ka ndryshuar gjithçka dhe se mund ta revolucionarizojë trajtimin për astmën.
Gjetjen vijnë si një lloj kuptimi se jo të gjitha sulmet e astmës e COPD-së janë të njëjta sepse pjesë të ndryshme të sistemit imunitar reagojnë ndryshe te pacientë të ndryshëm.
“Tani mund të shohim se ka lloje të ndryshme të inflamacioni, mund të bëhemi më të mençur e të japim trajtimin e duhur, për pacientin e duhur, në kohën e duhur”, ka thënë profesoresha Mona Bafadhel nga Kings Collage.
Benralizumab, targeton një lloj qelize të bardhë të gjakut, që quhet eosinophil, e cila mund të shkaktojë inflamacion dhe dëm në mushkëri.
Eosinophilet janë të përfshira në gati gjysmën e sulmeve të astmës dhe në një të tretën e inflamacioneve të COPD-së.
Në këtë lloj sulmi, ku përfshihen vështirësitë në frymëmarrje, gërryerjet e fytit, kollitje dhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat nuk mund të kontrollohen me anë të inhalatorëve të zakonshëm, gjë që i shtynë doktorët të përshkruajnë ilaçe që përmbajnë steroide.
Studimi që është bërë në 158 njerëz, ka monitoruar pacientët për tre muaj pas trajtimit për inflamacion.
Rezultatet në The Lancent Respiratory Medicine, kanë gjetur se trajtimi dështonte në 74 për qind të rasteve të trajtuara me steroide dhe 45 për qind të rasteve të trajtuara me terapi të re.
Njerëzit që u trajtuan me terapinë e re kishim më pak predispozita për shtrim në spital, të kenë nevojë për një tjetër rund të trajtimit apo të vdesin.
Profesoresha Bafadhel ka thënë se kjo gjë mund të ju hyjë në punë një numri shumë të madh të njerëzve pasi që “2 milionë sulme në vit”, sipas saj, nuk janë numër i vogël.
“Terapia është revolucionare, nuk kemi pasur ndryshim në trajtimet e astmës që 50 vjet, kjo gjë do të revolucionarizojë mënyrën se si ne i trajtojmë pacientët kur janë më të vërtetë në gjendje të keqe”, ka thënë Bafadhel.
Vullnetarët gjithashtu kanë raportuar se simptomat u janë përmirësuar dhe kualiteti i jetës po ashtu pasi përdorën ilaçin e ri.
Alison Spooner, e cila është 55 vjeçe nga Oksfordi, ishte një nga pacientët që morën pjesë në testim. Ajo ka pasur astmë që nga fëmijëria, por përgjatë pesë vjetëve të fundit i është përkeqësuar gjendja dhe ka pasur tri sulme të mëdha.
“Dukej sikur po përkeqësoheshin, mungesa e ajrit është mjaft frikësuese kur kërkon të marrësh frymë e nuk mund ta bësh”, ka thënë ajo.
Alison ka thënë se është ndier krejtësisht ndryshe pasi ka marr injeksionin me ilaçin e ri dhe ende përdor pompat inhaluese por “vetëm sepse më kanë thënë ta bëj”.
“Fatkeqësisht, asnjë lloj ilaçi nuk mund ta heqë astmën plotësisht, por kjo është diçka që i afrohet. Në të vërtetë është si një lloj mrekullie”, ka shtuar ajo.
“Premtim i madh”
Bernalizumab nuk është i gatshëm për përdorim të gjerë.
Duhet të bëhen ende teste, të cilat do të fillojnë të bëhen në vitin 2025, e që do të zgjasin dy vjet, në mënyrë që të qartësohen të gjitha përfitimet. Çdokush që ka marr këtë ilaç tashmë, duhet të vazhdojnë të ndjekë recetën e ilaçeve që ka.
Studimi gjithashtu do të duhet të adresojë çështjen financiare për prodhimin e ilaçit, pasi antitrupat monoklonal, si kjo terapi, janë ilaçe të kushtueshme.
Por doktori Sanay Ramakrishnan nga Universiteti i Oxfordit, ka thënë se puna që është bërë deri më tani tregon “premtim të madh” dhe se “trajtimi për COPD-në pati ngecur në shekullin 20” ani pse është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.
Përdorimi i steroideve për kohë të gjatë është i lidhur me efekte anësore përfshirë shtimin në peshë, diabetin dhe dobësimin e eshtrave.
77 vjeçi nga Oxforshire, Geoffrey Pointing, i cili po ashtu mori pjesë në testim, ka thënë se “nuk kam pasur ndonjë efekt anësor sikur kur kam marrë ilaçe me steroide”.
“Nuk kam fjetur asnjëherë mirë në natën e parë që kam marr steroidet, por në ditën e parë të studimit, kam mundur të fle natën e parë dhe mund ta vazhdoja jetën pa ndonjë problem”, ka thënë ai.
Është vlerësuar se katër njerëz me astmë dhe 85 njerëz me COPD vdesin çdo ditë në Britani.
Doktoresha Samantha Walker, nga organizata bamirëse “Asthma + Lung UK”, ka thënë se rezultatet e studimit ishin “lajm i mrekullueshëm”.
“Por është e tmerrshme që ky është trajtimi i ri për ata njerëz që vuajnë nga astma e COPD-ja qw 50 vjet”, ka thënë ajo.