Lifestyle

“Pankreasi artificial” ofron shpresë për miliona njerëz me diabetin e tipit 2

Miliona britanikë më shumë do të mund të përfitojnë nga “pankreasi artificial” i cili pritet të bëhet së shpejti realitet.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit britanik (NHS) e ka marrë këtë javë dritën e gjelbër që t’u ofrojë njerëzve me tipin e diabetit 2, pajisjet që e kontrollojnë në mënyrë automatike sheqerin në gjak, raportoi The Sun të mërkurën.

Tani shkencëtarët thonë se teknologjia funksionon edhe për njerëzit e diabetit të tipit 2.

Tipi 2 i diabetit është më i përhapur, duke prekur më shumë se katër milionë njerëz krahasuar me 300,000 që preken me tipin 1.

Një studim nga Universiteti i Kembrixhit zbuloi se pajisjet e insulinës me "qark të mbyllur" mund të dyfishojnë sasinë e kohës që pacientët kalojnë me nivelet e glukozës në një gamë të shëndetshme.

Ato mund të përdoren një ditë për të zëvendësuar pilulat dhe injeksionet e dhimbshme të insulinës, duke ulur rrezikun e komplikimeve si verbëria, dëmtimi i nervave dhe madje edhe amputimet.

Autorja e studimit Dr. Charlotte Boughton tha se shumë njerëz me diabet të tipit 2 luftojnë për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak duke përdorur trajtimet aktuale.

"Pankreasi artificial mund të sigurojë një qasje të sigurt dhe efektive për t'i ndihmuar ata, dhe teknologjia është e thjeshtë për t'u përdorur dhe mund të zbatohet në mënyrë të sigurte në shtëpi”, ka thënë Boughton.

Prova e Kembrixhit përfshiu 26 pacientë lokalë dhe gjysmës së tyre iu dha trajtimin i ri dhe gjysmën e la në injeksionet e tyre standarde të insulinës.