Seriali korean, “Squid Game”, premiera e të cilit ishte më 17 shtator të këtij viti, për një kohë të shkurtë ka arritur të bëhet ndër më të shikuarit.
Borxhet e problemet financiare janë ato që i bëjnë bashkë protagonistët e serialit, duke i shtyrë ata që të luajnë në këmbim të një çmimi të majmë.
Seriali përmban pamje të rënda, me skena dhune, tradhtie e vdekje.
Aktorët brenda serialit luftojnë me njëri-tjetrin duke përfshirë kurthe e intriga për të shpëtuar veten e për ta fituar çmimin.
Sipas hulumtimeve që janë bërë, lojërat kanë filluar të zhvillohen edhe në jetën reale e madje një ngjarje është organizuar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të organizohen të njëjtat lojëra si në serial e do të ndahen edhe çmime.
Ata më të përfshirët janë të rinjtë, të cilët vazhdimisht po i komentojnë më të rejat nga seriali.
E për ndikimin e serialeve e filmave me përmbajtje të tillë, psikologia Florina Qupevaj thotë se një faktor i rëndësishëm përmes të cilit qasen të rinjtë janë rrjetet sociale.
Qupevaj liston edhe problemet që vijnë si shkak i përcjelljes së tepërt të përmbajtjeve të tilla duke përfshirë ankthin e agresivitetin.
Një pjesë më rëndësi psikologia e konsideron edhe kontrollimin se nga cila moshë mund të qaset një përmbajtje e caktuar.
Kontrollimi duhet të bëhet edhe nga prindërit sa i përket kohës së qëndrimit në mjete elektronike.
Ndërkohë shqetësime të këtilla shprehin edhe qytetarët të cilët siç duket shqetësimin e kanë të përbashkët. Sipas tyre nevoja për një kontroll më të madhe nga prindërit është dukshëm e pranishme.
Kohëve të fundit serialet e filmat që janë trend inkuadrohen e bëhen pjesë e jetës së të rinjve e sidomos ata që janë aksion, sepse adrenalina është e lartë e kjo ngjall edhe interes tek ta.