Disa doktorë në Gjermani kanë thënë se personi i shtatë në botë është shëruar nga virusi HIV përmes transplatntimit të qelizave staminale afërisht një dekadë më parë.
60 vjeçi i identifikuar si “Gjermani” po vuante nga sëmundja kur rrezikoi t'i nënshtrohet procedurës për zëvendësim të palcës së ashtit të pashëndetshëm, në tetor të vitit 2015, shkruan The New York Post.
Ai ndërpreu ilaçet anti-retroviale, të cilat ndalojnë riprodhimin e HIV-it, në shtator të vitit 2018. Tutje raportohet se ai duket të jetë shëruar.
“Një person i shëndetshëm ka disa dëshira, një i sëmurë ka vetëm një”, ka thënë pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Doktori Christian Gaebler, shkencëtar në Universitetin e Berlinit, po planifikon që javën e ardhshme të prezantojë rastin e “gjermanit” në konferencën e 25-të ndërkombëtare të SIDA-s.
“Përderisa mund të shohim stagnim e HIV-it pa terapi të tij, aq më të sigurt mund të bëhemi se ndoshta po shohim se me të vërtetë kemi një rast në të cilin është zhdukur i gjithë virusi HIV, që ishte aktiv”, ka thënë Gaebler.
Në një konference javën e kaluar, presidentja e Internationalk Aids Society, Sharon Lewin, kundërshtoi përdorimin e fjalës “shërim”.
“Kur HIV-i stagnon për pesë vjet, do të thotë se personi është afër të konsiderohet si shëruar”, ka thënë ajo.
Por, sipas saj, ka diferencë të madhe në mes të “gjermanit” dhe rasteve të tjera.
Pesë nga pacientët e tjerë morën qeliza staminale nga donatorë, të cilët kanë dy kopje të një mutacioni gjenetik, i cili ndalon replikimin e HIV-it.
“Gjermani” mendohet të jetë i pari që mori qeliza staminale nga një donator që kishte vetëm një kopje të këtij lloji të gjenit me mutacion ndërkohë që ai vet e kishte njërën kopje të gjenit.
Rreth 1% të kaukazianëve i kanë dy kopje të gjenit në fjalë, ndërkohë që 10 deri në 18 për qind e njerëzve me trashëgimi evropiane thuhet se kanë një kopje të këtij gjeni, gjë që rrit gjasat për donator potencialë.
Rreth 39 milionë njerëz në botë jetojnë më virusin HIV, i cili shkakton sëmundjen AIDS. Shumë pak prej tyre do të kenë mundësi të kenë qasje në këtë trajtim, pasi është i rezervuar vetëm për ata që kanë HIV por edhe leukemi agresive.
Raste të tjera që janë konsideruar si “të shëruar” më parë janë:
1. Timothy Ray Brown, pacienti “Berlin”, konsiderohet të jetë personi i parë që u shërua nga HIV-i. Ai bëri transplantim të dy qelizave staminale në vitin 2007 dhe 2008. Leukemia ju rikthye dhe vdiq në shtator të vitit 2020 në moshën 54 vjeçe.
2. Adam Castillejo, pacienti “London”, mori transplantim të palcës për limfomën në 2016. Ai jeton ende dhe ka 40 vjet.
3. Marc Frannke, pacienti “Duseeldorf”, bëri transplantin të qelizave staminale në vitin 2013 për trajtim të leukemisë. 55 vjeçi ndaloi terapinë retroviale në vitin 2018 dhe u deklarua “i shëruar” vitin e kaluar.
4. Paul Edmonds, pacienti “City of Hope” transplantoi qelizat staminale në muajin shkurt të vitit 2019 dhe publikisht u deklarua i shëruar nga HIV-i.
5. Pacientja “New York”, e para grua dhe e para me racë të përzier që u konsiderua e shëruar, transplantoi qelizat staminale në vitin 2017 për trajtim të leukemisë.
6. Pacienta “Geneva” është një burrë nga Zvicra i cili iu nënshtrua procedurës së transplantimit të qelizave staminale për trajtim të kancerit të gjakut, në vitin 2018.