Lifestyle

Mjalti i ngrirë bëhet viral në TikTok, pak dihen problemet që mund t’i shkaktojë në organizëm

Mjalti i ngrirë është bërë viral në rrjetin social TikTok. Përdorues të shumtë kanë nisur një “sfidë” duke ngrënë mjaltë të ngrirë nga frigoriferi, megjithëse kjo po cilësohet e dëmshme për organizmin.

“Fatkeqësisht, përdorimi i mjaltës së ngrirë nga një shishe uji mund të dëmtojë shëndetin tuaj, por kjo varet nga sasia që konsumohet", ka thënë Keri Gans, nutriciste e njohur.

Me gjithë se mjalti është i shëndetshëm pasi përmban antioksidantë dhe prebiotikë, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë dridhje të trupit, djersitje dhe probleme të zemrës.

Sipas Gans, mjalti gjithashtu është i pasur me sheqer dhe doza e madhe mund të ndikojë në peshën trupore dhe të rrisë glukozën në gjak.