Ndërsa temperatura është simptoma më e shpeshtë e çdo infeksioni si viral ashtu edhe bakterial, ajo ndonjëherë mund të zgjasë më shumë se 24 orë e të mos ulet ndërkohë që merren ilaçet.
Infeksionet virale si gripi, Covidi apo të ftohurit shpesh mund të shkaktojnë temperaturë për disa ditë ndërkohë që trupi punon për ta luftuar virusin.
Infeksionet bakteriale si pneumonia, meningjiti, infeksionet e traktit urinar, mund të shkaktojnë temperaturë ndërkohë që imuniteti i trupit reagon për të luftuar me to.
Sëmundje të caktuara kronike, si ato autoimune apo kanceri mund të shkaktojnë temperaturë të vazhdueshme.
India.com ka shkruar se nëse temperatura zgjatë më shumë se një ditë, është më rëndësi të shkohet te mjeku e të merren këshilla sa më parë të jetë e mundur.
Nëse temperatura e lartë trupore vazhdon për tri ditë e shoqërohet me simptome si të përzierat e të vjellat, lodhje, marramendje, kërkon trajtim të menjëhershëm te mjeku.
Temperatura trupore që ngrihet në rreth 37.8 grade celsius, zakonisht nuk kërkon intervenim mjekësor, mund të trajtohet me ilaçe për temperaturë.
Temperaturë e lartë trupore konsiderohet të jetë ajo rreth 38.9 grade celsius dhe kërkon trajtim mjekësor sidomos te fëmijët dhe personat e moshuar.
Në rast të temperaturës duhet të konsumohet sa më shumë ujë në mënyrë që trupi të qëndrojë i hidratuar. Këshillohet të konsumohet ujë, supë apo pije me elektrolite.
Trupit i duhet kohë dhe energji për ta luftuar sëmundjen, prandaj këshillohet pushimi.